Adele shfaqet si një grua krejt tjetër pas divorcit

529
Sigal

 

Adele është shfaqur në festën e ditëlindjes së Drake si një grua krejt tjetër!Këngëtarja Adele ka befasuar të gjithë, kur është paraqitur në festën e ditëlindjes së reperi Drake në një dukje krejtësisht tjetër.

Adele është shfaqur shumë elegante, ndërsa ajo që bie në sy është edhe rënia në peshë e artistes, e cila njihet për zërin e saj të fuqishëm dhe fizikun e plotë.

Por, pas divorcit ajo thotë se i ka ndalur lotët dhe ka filluar të djersitë, për të sjellë trupin e saj në formën që asnjëherë në jetë nuk ka qenë.

Drake dukej i lumtur në shoqërinë e kantautorës  cila e cilësoi si të sjellshëm dhe qesharak djalin e ditëlindjes.

Kujtojmë se Adele u nda muaj më parë nga bashkëshorti Simon Konecki me të cilin ka një djalë.