Veset orale tek fëmijët dhe pasojat e tyre

497
Nëse i referohemi fëmijëve të moshës 3 -6 vjeç kemi parasysh ndryshimet e mëdha emocionale, sociale e sidomos ato njohëse. Kjo moshë është periudha tranzitore kur fëmija përpiqet të njohë vetveten dhe ambientin që e rrethon duke krijuar dhe sjelljet e para individuale. Është pikërisht kjo periudha kur veset orale të fëmijërisë shfaqen dhe nëse zgjasin lënë pasoja të konsiderueshme në daljen e dhëmbëve të përhershëm si për shembull pozicionimi i tyre jo i rregullt dhe prishje së harmonisë midis nofullave. Thithja e gishtit është vesi më i shpeshtë i pranishëm në shumicën e fëmijëve deri në moshën 6-vjeçare. Sipas Shoqatës Amerikane dentare, ky ves që zgjat pas moshës 4-6 vjeç, është shkaku kryesor i pranisë së një nofulle të sipërme të ngushtë, me spostime para të dhëmbëve e kafshim jo normal.
Sigal