Trurit i duhen 1.5 ‘megabajt’ çdo ditë për të memorizuar gjuhën amtare

561
Sigal

Sipas një studimi të ri, mësimi i një gjuhe deri në moshën 18- vjeçare nuk është dhe aq i lehtë sa duket.

Të rriturit që flasin anglisht apo ndonjë gjuhë tjetër të huaj duhet të shpenzojnë 12.5 milion bajt të informacionit për të mësuar një gjuhë. Ky studim u publikua në Royal Society Open Science më 27 mars, shkruan Livescience.

Termi ‘bajt’ i referohet sasisë së informacioneve , të njëjtit format që shfrytëzohet për shërbimet digjitale siç janë kompjuterët. Truri i njeriut përpunon informacionet në një format tjetër, mirëpo ‘bajti’ mund të përdoren si një lloj krahasimi. Këto vlera të përdorura janë bazuar në numrin e kalkulimeve që janë bërë në disa modele të përdorura.

Sipas studiuesve, në rastin më të mirë gjatë një ditë, një i rritur mbanë mend 1.000 deri në 2.000 bajt të gjuhës native, ndërsa në rastin më të ‘keq’ shfrytëzohen vetëm 120 bajt gjatë një dite.

“Shumica e studimeve të bëra më herët mbi mësimin e një gjuhe të huaj, kanë përfshirë edhe sintaksën, mirëpo studimet tona tregojnë që sintaksa është vetëm një pjesë e vogël e një gjuhe, përderisa vështirësia më e madhe për mësimin e një gjuhë të huaj është mësimi i kuptimit të çdo fjale”, tha Steven Piantadosi, kryesues i këtyre studimeve.