Suplementi mjeku në familje

146
Sigal

Temperaturat e larta gjatë verës, ja si të mbrohen të sëmurët me zemër dhe çfarë duhet të kenë kujdes sipas moshave dhe gjinisë nga ushqimet dhe qëndrimi në diell.  6 mjekimet bimore për sëmundjent e mëlçisë dhe simptomat e para të diabetit

Ne e marrim të mirëqenë faktin që organizmi ynë do të dëmtohet përfundimisht, sa më shumë të plakemi. Por ekspertët që merren me jetëgjatësinë gjenetike vlerësojnë se po të mos ishin faktorët ndërhyrës, njerëzit do të mund të jetonin rreth 150 vjet. Kjo do të thotë që nuk janë dëmtimet e vogla që shkatërrojnë trupin tonë në mënyrë të parakohshme, por sëmundjet kronike. E pra, një nga këto sëmundje kronike është arterioskleroza. Ju nuk mund ta ktheni kohën prapa kur vjen puna te mosha. Por thjesht kalimi i viteve nuk shpjegon
sëmundjen koronare të zemrës. Rreziku i sëmundjes së koronareve, absolutisht rritet me kalimin e moshës, por kjo sepse sa më shumë jetojmë, aq më shumë organizmi ynë është i ekspozuar ndaj kushteve kronike arterogjenike,kushte që shkaktojnë sëmundjen koronare të zemrës. Sa më shumë vite të kaloni në këtë planet, aq më shumë ka mundësi që të konsumoni ushqime me yndyrë të lartë, ose aq më shumë tym duhani jeni të prirur të thithni. Dhe sa më e madhe ngarkesa arterogjenike në organizmin tuaj, aq më shumë do të dëmtohet sistemi juaj kardiovaskular. Pra mosha nuk është sa vite ke mbi supe, por çfarë ka bërë trupi gjatë atyre viteve. Megjithëse ju nuk mund ta ulni moshën kronologjike, ju mund të përcakto-ni moshën e arterieve tuaja duke i mbajtur në kushte të mira duke ndikuar kështu në faktin që ataku i parë kardiak do të ndodh në moshën 45 apo 85 vjeçare.

Ja si ndikon edhe gjinia në rrezikun për sëmundjet koronare të zemrës dhe cili është shpjegimi për diferencën që krijohet
Temperaturat e larta, ja si të mbrohen të sëmurët me zemër ni “moshën e arterieve” tuaja
duke i mbajtur në kushte të mira dhe në këtë mënyrë duke ndikuar në faktin që ataku i parë
kardiak do të ndodh në moshën 45 apo 85 vjeçare.

E thënë thjeshtë, burrat janë në rrezik më të madh për të pasur sëmundje të arterieve koronare se sa gratë. Ose për të qenë të saktë, burrat janë më të rrezikuar për sëmundje zemre se gratë para menopauzës.

Një nga argumentet më të forta në favor të terapisë hormonzëvendësuese (THZ) është që estrogjenet zëvendësuese mund të mbrojnë kundër sëmundjes koronare të zemrës. Megjithatë THZ është aktualisht e diskutueshme. Ndërkohë që përfitimet nga vetitë
mbrojtëse të estrogjeneve janë të mrekullueshme.

Cili është shpjegimi për këtë diferencë?
Organizmi i grave ka një lloj mbrojtje natyrale ndaj sëmundjes së arterieve koronare, duke
prodhuar hormone femërore si estrogjeni. Fatkeqësisht, të mirat që mund të ketë zemra nga estrogjenet zgjasin për aq sa organizmi i prodhon ato në nivele maksimale. Pra rreziku që një grua të ketë sëmundje të arterieve koronare rritet në mënyrë të ndjeshme, sapo ajo hynë në menopauzë.

Ju nuk mund ta ulni moshën kronologjike, por ju mund të përcaktoni “moshën e arterieve” tuaja duke i mbajtur në kushte të mira duke ndikuar kështu në faktin që ataku i parë kardiak do të ndodh në moshën 45 apo 85 vjeçare

6 MJEKIMET POPULLORE QË KUROJNË SËMUNDJET E MËLÇISË

1.100-180 kokrra karafili hidhen në një litër ujë dhe zihen sa të mbetet gjysmë litër
lëng. Ena lihet e mbuluar sa të ftohet dhe kullohet. Pihet një filxhan gjysmë ore para gjumit.
2. Tri orë para gjumit nuk duhet të konsumohet asnjë lloj ushqimi. Në darkë është mirë të hahet kos lope i freskët, mollë. Mëngjesi të hahet i bollshëm.
3. Dhoma ku fle të jetë e madhe, e errësuar, pa ngrohje dhe me dritare të çelura.

4. Para gjumit lahen duart e këmbët me ujë të ftohtë. Mund të lahet gjithë trupi me ujë të ftohtë ose pak të vakët brenda së cilit të hidhet pak uthull.
5. Një lugë gjelle kopër e grimcuar hidhet në 200 mililitra ujë të porsavaluar dhe pihet e ngrohtë para gjumit.
6. Dy lugë gjelle fara kopre të copëtuara hidhen në 500 mililitra ujë të porsavaluar. Ena lihet e mbuluar 10-15 minuta, pastaj kullohet. Pihet një filxhan 2-3 herë në ditë.

ÇFARË DUHET TË BËJNË NJERËZIT ME NIVELE TË LARTA TË INSULINËS

Ushtrimet fizike përmirësojnë gjithashtu mënyrën me të cilën trupi juaj e përdor insulinën. Sikurse ju do ta kujtoni, insulina është elementi kimik që ndihmon trupin tuaj të rregullojë sasinë e sheqerit në gjak. Kur ju hani një vak, sheqeri juaj në gjak rritet dhe trupi juaj çliron insulinë, e cila iu lejon qelizave që të magazinojnë sheqerin si një energji potenciale. Disa njerëz janë rezistencë ndaj insulinës që do të thotë se insulina nuk është duke bërë një punë eficiente dhe sheqeri i tyre në gjak rritet. Kështu trupi reagon duke sekretuar më shumë insulinë në përpjekje për të kontrolluar sheqerin në gjak. Për një farë kohe aftësia e trupit për të prodhuar mjaftueshëm insulinë ulet dhe sheqeri në gjak fillon të rritet. Nëse kjo vazhdon, zhvillohet tipi 2 i diabetit melit dhe probleme serioze të zemrës të shoqëruara me të. Ju mund të keni dëgjuar për termin raport bel-vithe, kur njerëzit flasin për rrezikun koronar të zemrës. Është e vërtet që ju jeni më tepër të rrezikuar nga sëmundjet koronare të zemrës ku ju jeni më të shëndosh përreth belit tuaj si një mollë, se sa kur e keni këtë peshë ekstra
përreth vitheve, të ndenjurave dhe kofshëve si një dardhë. Ka një arsye shkencore për këtë dhe lidhet me lidhjen ndërmjet insulinës dhe ushtrimeve, prandaj mundohuni të bini në peshë.