Supa e dimrit që do të ndihmojë me virozat ka këta përbërës

41
Sigal

Një nga rastet kur interneti i jep vlerë çdo sekondi të harxhuar është pikërisht ky. Online është publikuar një supë anti-inflamatore që është perfekte për ditët e vështira me viroza të dimrit. Itziar Digon, një nutricionist italian, ka zbuluar recetën që tashmë ka përfunduar edhe në faqet e Vogue Italia.

Për ta përgatitur të duhen: selino, kopër, presh, lakër e kuqe, kungull i njomë, hudhër, qepë, domate dhe brokoli.

Supa e dimrit që do të ndihmojë me virozat ka këta

Perimet priten në copa të vogla dhe të gjitha bashkë hidhen në ujë. Përzierjes i shtohet shafran dhe quiona. Sipas dëshirës mund të shtoni edhe oriz. E zieni për rreth 20 minuta.

Kjo pjatë është e plotë dhe ka të gjitha vlerat ushqyese që duhen për t’i dhënë vetes ndihmë në kalimin e virozave dhe dimrit.

Supa me këta përbërës ndihmon me sistemin tretës, është e pasur me fibra dhe rikthen balancën e trupit. Përfshirja e këtyre perimeve edukon edhe shqisat për të nisur një dietë më të shëndetshme.

Një tjetër kontribut i kësaj pjate është ndjesia e rehatisë që ofron pasi mund te gatuhet me perime që përgjithësisht janë në shtëpi.