Një vezë në ditë mund të ulë
rrezikun e goditjes në tru me 12%, ka zbuluar një studim i ri.
Ky
studim tregon gjithashtu se konsumimi i më shumë se një veze në ditë nuk ka
asnjë lidhje me sëmundjet koronare të zemrës.
Këto përfundime, të publikuara tek revista “American
College of Nutrition”, kanë dalë pas vëzhgimit dhe analizimit që u janë bërë
studimeve të mëparshme të viteve 1982 – 2015.
Në
këto studime, ku janë përfshirë më shumë se 275 vullnetarë, janë bërë krahasime
mes ushqyerjes me vetë dhe sëmundjeve koronare të zemrës e goditjes në tru.
“Vezët
kanë shumë vlera ushqyese, përfshirë këtu antioksiduesit, të cilët mund të ulin
stresin oksidativ dhe inflamacionin”m tregon dr. Dominik Alexander, nga
Instituti EpidStat në SHBA.
“Ato
janë gjithashtu një burim i mirë i proteinave, të cilat ulin tensionin e
gjakut”, shton ai.
Një
vezë përmban 6 gramë proteina dhe antioksiduesit lutein dhe zeaxanthin, që
gjendet tek e kuqja e vezës, së bashku me vitaminat E, D dhe A.