Berisha: Shqipëria e dyta në Europë për vrasjet MPB: Ish-kryeministri akuzon veten

373
Sigal

Ish-kryeministri
Sali Berisha deklaroi sot se Shqipëria renditet e dyta në Europë për vrasjet,
duke iu referuar të dhënave të raportit “Small Arms Survey”, por Ministria e
Punëve të Brendshme thotë se këto akuza Berisha ia bën vetes, pasi “Raporti në
fjalë, merr në analizë të shifrave periudhën kohore 2005 deri në vitin 2011,
pikërisht periudhën kur në krye të qeverisë ishte zoti Berisha”.

STATUSI I BERISHËS NË FACEBOOK
Nje rekord tjeter i zi i Edvin Shullazit.
Shqiperia ngjitet ne kupolen e Europes per vrasjet!
Te dashur miq, sipas raportit “Small Arms Survey”, Shqiperia renditet e dyta ne
Europe per vrasjet. Nderkohe qe Rama dhe Saje qorri pjestojne me 2.5 here
shifrat e vrasjeve.
Keshtu nga 138 vrasje vitin e kaluar deklaruan se kishte gjithsej 56 vrasje.
Kjo deshmon per nje perkeqesim te madh te sigurise dhe revans te papermbajtur
te krimit ne Shqiperi. Rikujtoj ketu se vendi yne renditej nen mesataren e
vendeve te BE per vrasjet! sb

REAGIMI I MINISTRISË SË
BRENDSHME

Pas disa raportimeve në media, ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar
raportin e “Small Arms Survey”, për numrin e vrasjeve me armë zjarri, duke
deklaruar se: “Shqipëria ngjitet në kupolën e Europës për vrasjet”.

Ministria
e Punëve të Brendshme deklaron se kjo jo vetëm është e pavërtetë, por është
edhe akt-akuza më e rëndë që ish-kryeministri i bën vetes. Raporti në fjalë,
merr në analizë të shifrave periudhën kohore 2005 deri në vitin 2011, pikërisht
periudhën kur në krye të qeverisë ishte zoti Berisha.

Pra, në
qoftë se Shqipëria është ngjitur në kupolën e Europës për vrasjet, kjo ka
ndodhur gjatë kohës kur qeveriste zoti Berisha, pikërisht siç tregon edhe
raporti. Sot e vërteta është tërësisht ndryshe.

Vitin e
kaluar Shqipëria njohu rekord me numrin më të ulët të vrasjeve në 25 vitet e
fundit me vetëm 54 ngjarje. Në shifra, ishin 45 % më pak vrasje se në 2014,
duke përfshirë edhe ato nga pakujdesia.

Pra,
vitin e kaluar numri i vrasjeve gati është përgjysmuar, e kjo edhe falë punës
parandaluese dhe trajtimit në kohë të konflikteve.

Pikërisht
ky raport, tregon epokën e pasigurisë kur qeveriste Berisha, të cilën e kemi
lënë pas, për të ndërtuar më shumë shërbim e siguri për qytetarët./BW/