Spinaqi i kuq- mrekulli për shëndetin

548
Sigal

Spinaqi i kuq gjendet në Indi, Afrikë dhe në shumë zona të Amerikës Qendrore. Spinaqi i kuq ka vlera të larta ushqyes duke përfshirë vitaminat dhe mineralet e nevojshme për organizmin.

Sipas ekspertëve shëndetësorë, sa më e ndezur të jetë ngjyra natyrale e një ushqimi aq ma i mirë ai është për shëndetin.  Spinaqi i kuq është plot me hekur, vitaminë C, K dhe A.

Ky lloj spinaqi është i mbushur me fibra, të cilat njihen për efektet që kanë në parandalimin e konstipacionit, në pastrimin e zorrës së trashë dhe veshkave.

Lëngu u spinaqit të kuq ka aftësinë t’u jap flokëve volum dhe i bënë më të forta. Ai gjithashtu pengon shfaqjen e thinjave, sepse është shumë i pasur me mangan, kalcium dhe hekur.

Disa probleme të tjera shëndetësore, të cilat spinaqi i lufton janë: tensioni i lartë i gjakut, mbipesha, aknet.