Sinusiti, ku të tregoni kujdes gjatë verës

592
Sigal

Si një nga mënyrat për të evituar dhimbjen e sinusiteve mjekët rekomandojnë banjat me avull

Sinusiti është një inflamacion akut ose kronik i një nga hapësirave pranë hundës. Gjatë pushimeve verore duhet të kemi shumë kujdes me notin, pasi sipas mjekëve, ai është një nga faktorët që mund të ndikojë në shfaqjen e sinusiteve. Mjekët këshillojnë gjithashtu që personat me sinuzit duhet t’i shmangen diellit të fortë, të mbajnë syze të errëta dhe në rast se kanë dhimbje të fillojnë dhe konsumin e kafesë. Në momente krizash, qëndrimi në errësirë për pak kohë ndihmon që ata të qetësohen. Si një nga mënyrat për të evituar dhimbjen e sinusiteve mjekët rekomandojnë banjat me avull. Megjithëse, banjat e avullit, nuk mjaftojnë për të shëruar sinusitin, ato ndihmojnë në përshpejtimin e shërimit dhe lehtësimin e dhimbjeve. Në fakt, këto banja, ku futet dhe ndonjë ilaç, sjellin një “vazokonstriktion” të hundëve (pra enët shtrëngohen), çka favorizon rrjedhjen e lëngut që është në brendësi të sinuseve, duke sjellë lehtësimin e gjendjes të së sëmurit. Zakonisht sinusiti shfaqet pas një rrufe të zgjatur. Kur shohim se kemi ethe, dhimbje, sekrecione të trasha dhe me erë, duhet të shqetësohemi dhe ti adresohemi menjëherë mjekut për të ditur se si të veprojmë…

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në brendësi të gazetës Telegraf