Si të pushojmë dhimbjen e qafës për 10 minuta

728
Dhembja e qafës mund të jetë pjesë e simptomave të ashtuquajtura “sindromë cervikale”, ndër të cilat janë edhe lëvizja e kufizuar e kokës, dhembja e kokës, të pështjellët në stomak dhe marramendja. Ndërsa në rast se kjo dhimbje është e lidhur me dhembjen e gjoksit, duarve dhe të pjesëve të ndryshme të kokës, ajo mund të jetë pesë e simptomës së osteoporozës së qafës.
Masazhi i qafës është shumë i thjeshtë të bëhet dhe zgjat vetëm pak minuta. Mund ta bëni edhe 2-3 herë në ditë. Ja si duhet ta bëni drejt këtë masazh, i cili do t’jua përmirësojë qarkullimin e gjakut dhe gjendjen e përgjithshme të organizmit: Merrni vaj për masazh dhe qiteni në qafë dhe në supe duke fërkuar lehtë me të dyja duart. Lehtë fërkoni pjesën midis qafës dhe supeve lart-poshtë, pastaj bëni masazh pjesës nën supe afër shpatullës.
Përsëriteni këtë proces nga ana tjetër. Kaloni në masazhin e qafës ashtu që lehtë të përfshini një herë me njërën dorë dhe pastaj me dorën tjetër nga prapa. Me dy gishta kapeni lëkurën e qafës dhe shtrëngojeni një herë me njërën dorë pastaj me tjetrën. Me të dyja duart me maja të gishtave shtrëngoni lëkurën e qafës. Me nyje të gishtave të të dyja duarve shtrëngoni pjesët anësore të qafës, dhe gjithashtu shtrëngoni pjesët anësore të qafës me gishta të të dy duarve.
Sigal