Sëmundjet e veshkave, kush rrezikohet dhe si parandalohen

518
Fillimi i sëmundjes shpesh mund të jetë i heshtur dhe pa shenja të dukshme për pacientin, të cilat ai i konsideron si pjesë të normalitetit të tij të përditshëm. Veshkat janë organe sa të komplikuara aq edhe të mahnitshme. Ato kanë role të shumta biologjike. Ato rregullojnë ekuilibrin e ujit në trup dhe përbërësve të tjerë kimikë në gjak si: sodiumi, potasi, fosfori dhe kalciumi. Gjithashtu veshkat eliminojnë një sërë toksinash nga trupi ynë dhe prodhojnë disa hormone, p.sh. retinën, që ndikon në presionin arterial. Ato nxisin prodhimin e qelizave të kuqe në palcën e kockave dhe marrin pjesë në prodhimin e formës aktive të vitaminës D. Sëmundjet kronike të veshkave po bëhen çdo ditë e më shumë një problem i shëndetit publik në mbarë botën dhe shoqërohen me prekje të sëmundjes dhe vdekshmëri të lartë. Gjithashtu ato janë problem social dhe ekonomik për të sëmurët, familjet e tyre dhe gjithë shoqërinë.
Problemet
për më tepër lexoni Gazetën Telegraf 
Sigal