Rëndësia e dietës ushqimore në përballimin e COVID-19 / Flet mjeku Erald Vasili

464
Sigal

Mjeku Erald Vasili shprehet se në trajtimin e koronavirusit, përveç medikamenteve të ndryshme të domosdoshme, një rëndësi të posaçme ka dhe metoda e të ushqyerit. Në një postim në rrjetin social facebook, Erald Vasili shprehet se trupi unë nuk mund të luftojë asnjë infeksion në mënyrë efektive nëse është i kequshqyer.

Ne periudhën e COVID shumë janë përqendruar te vaksina. Të tjerë të antibiotikët. Të tjerë akoma te antiviralët.  Janë absolutisht argumente të rëndësishme në trajtimin e sëmundjes dhe thelbësore në kalimin e saj, por të tërë kemi lënë pas dore një argument tjetër të rëndësishëm; Ushqimin. Në një virozë që çon në lodhje, mungesë oreksi, humbje shije dhe nuhatje kequshqyerja është një rrezik i madh dhe kudo prezent. Trupi unë nuk mund të luftojë asnjë infeksion në mënyrë efektive nëse është i kequshqyer”,- shkruan Vasili në një postim në Facebook.

Mjeku Vasili publikon dhe rekomandimet e një mjeku të njohur italian lidhur me mënyrën sesi mund të përmirësohet regjimi ushqimor gjatë pandemisë. “Pas një diskutimi me një koleg dhe mik të shtrenjtë nutricionist në Romë (Daniele Roccato) i kërkova të shkruaj dy rreshta se si mund të përmirësojmë regjimin ushqimor në këtë kohë të vështirë. Do doja ta ndaja me të gjithë ju për të tentuar ti vijë në ndihme cilit do që mund të ketë nevojë dhe nuk ka mundësinë apo aksesin e një nutricionisti. Mbani mend që ajo që hamë bëhet pjesë e jona”,- shkruan mjeku Erald Vasili.

Në artikullin e mjekut italian Daniele Roccato për ndikimin e ushqimit në COVID-19, ndër të tjera thuhet se: “Dieta ushqimore mund të bëhet një faktor rreziku për COVID-19. Dieta tipike e vendeve perëndimore si; makaronat, produktet e furrës, ëmbëlsirat, pijet me sheqer, përmbajtja e lartë e yndyrës e vendosin personin në rrezik më të madh të zhvillimit të COVID-19. Për më tepër, mungesa e fibrave, produkteve bimore, yndyrnave të pangopura dhe antioksidantëve vetëm e amplifikon situatën edhe më shumë dhe e rrit rrezikun”.