Pse duhet të hani më shumë fasule, faktet që duhet të dini

776
Sigal

Fasulet mund të konsiderohen pa frike të ushqyeshme dhe të shëndetshme.

Fasulet janë bishtajore dhe e kanë origjinën  në Lindjen e Mesme, por u përhapën shumë shpejt në Indi, në vendet e Mesdheut dhe në Amerikë. Ato janë të verdha dhe kafe në pamje afërsisht si bizelet e thata. Ato konsumohen të ziera ose të skuqura. Kanë vlerë të lartë kaloriike dhe janë shumë të pasura me ushqyes.

Gjithashtu përmbajnë nivele të larta të proteinave, janë shumë shpesh vakt në kuzhinën vegjetariane, sepse janë zëvendësim i shkëlqyer për mishin dhe peshkun. Fasulet janë burim i shkëlqyer i proteinave dhe hekurit. Kalciumi dhe kaliumi në fasule është shumë  i lartë se sa në spinaq dhe lakër.

Fasulet përmbajnë një përqindje të lartë të fosforit, 20 herë më shumë se peshku, i cili është i njohur për sasi të lartë të fosforit. Treten lehtë dhe ndihmojnë me problemet e sistemit tretës.