Njihuni me frutin shërues dhe mësoni pse duhet ta konsumoni këtë dimër!

589
Sigal

Shumë studime kanë vërtetuar se shega është një nga frutat më shëruese në botë për shkak të ndikimit të dobishëm në sistemin kardiovaskular, nervor.  Doza ditore e ekstraktit të shegës, mund të ndihmojë në uljen e tensionit të gjakut dhe nivelit të kolesterinës. Shkençëtarët konsiderojnë që kjo mund të reduktojë rrezikun nga sëmundjet e zemrës te personat mbi peshë me 17 për qind. Përveç dobive për zemrën dhe enët e gjakut, përbërësit e shegës pengojnë zhvillimin e kançerit të gjirit, prostatës, zorrës së trashë, si dhe parandalojnë ndryshimet të çilat nxisin zhvillimin e kançerit.

Açidet yndyrore që ky frut përmban, reduktojnë ënjtjet dhe dhimbjet në muskuj. Shega është e pasur me fitoestrogjene, të çilat lehtësojnë simptomat e menopauzës dhe paramenopauzës si ndryshimi i humorit, djersitja gjatë natës dhe mungesa e libidos.

Përveç këtyre që u theksuan, lëngu i shegës përmirëson edhe funksionin erektil dhe rrit kualitetin e spermës. Mundësit për përdorimin e shegës janë të mëdha, nga ajo mund të përgatiten xhelatina, ëmbëlsirat, shurupet, lëngjet, likeret, vera, uthulla dhe çaji.

Kujdes! Shega ka ndërveprim me ilaçe të ndryshme, prandaj nëse i konsumoni, më përpara duhet të konsultoheni me mjekun.