Njihuni me benefitet e mjaltit për shëndetin

1596
Sigal

Mjalti është nektar (lëng i ëmbël) dhe ëmbëlsi e koncentruar e luleve që është përpunuar nga bletët dhe është kthyer në shurup të pasur. Burimi i nektarit nga i cili është bërë mjalti e përcakton ngjyrën dhe aromën e tij, ndërsa lloji më i mirë është mjalti me ngjyrë të çelur.

Mjaltin më të mirë e bëjnë bletët roja, kurse e mbledhin nëpër vise malore dhe drurët e tyre.

Mjalti është shumë i dobishëm. Ai ka vlerë të madhe ushqyese (nutritive). Mjalti është ushqim me kalori të lartë (metabolik), është i fuqishëm dhe i qëndrueshëm. Ai është mjet për shpërlarje dhe laksativ.

Më poshtë mund të lexoni për disa nga të mira e përdorimit të mjaltit:

Duke pirë mjaltin e shkrirë në ujë, të gjitha njollat e zorëve do të zhduken
Ngrënia e rregullt e mjaltit ndihmon në përforcimin e të mbajturit mend (memorien e forcon) si dhe forcon trupin fizikisht.
Nëse mjalti pihet i tretur në ujë të ngrohtë, ndihmon kundër diaresë.
Nëse mjalti pihet i tretur në ujë të ftohtë, ndihmon kundër kapësllëkut.
Me përdorimin e mjaltit pastrohet gjaku dhe lehtësohet qarkullimi i tij nëpër trup
Mjalti është ilaçi i vetëm për shërimin e të rahurit të shpejtë të zemrës (tahikardia).
Mjalti krijon lehtësim të organizmit, ndërsa sheqeri e rëndon atë.
Mjalti që pihet i nxehtë për 7 minuta përzihet me gjakun, ndërsa i ftohtë për 20 minuta.
Kur hahet mjalti lukthi punon në rregull dhe nuk nevojiten pluhra dhe ilaçra për të ndihmuar përpunimin.
Mjalti largon dhembjet në sy, duke e fërkuar me gisht të pastërt syrin.
Për anemikët, mjalti është bombë gjaku.
Për dhembjet e eshtrave ngrënia e mjaltit është ilaç i padiskutueshëm.
Të sëmurët nga verdha, në qoftë se mëngjes dhe mbrëmje hanë mjalt, për 15-20 ditë ajo do të shërohet.
Mjalti largon ngërçin e nervave.
Mjalti ndihmon në rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve.
Personave që janë nervoz, si dhe atyre që kanë gjumë, mjalti u ndihmon për t’u qetësuar
Ai i cili ha mjalt nuk mundet me pasë kaps dhe as që mund t’i krijohen hemorroidet.
Nëse mjalti tretet në qumësht të ngorhtë zhduken skrajat e zorrëve.
Nëse mjaltin lyeni mbi material të nxehur dhe atë e veni mbi qafë ose në gjoks, dhembjet e fytit menjëherë largohen. Kjo bëhet kur kemi ndezje të krajnikëve dhe anginë.
Nëse sasi e caktuar e mjaltit përzihet me vishnje dhe shpërlahet fyti disa here në ditë era e keqe nga goja menjëher do të largohet.
Mjalti përdoret për shërimin e sëmundjes “stalni aigan” plagës së qelbosur. Plagën e atillë duhet menjëherë te lyer me mjaltë, ndërsa të sëmurit duhet dhënë që të hajë 10-15 herë. Shepjtë do të vërehet përmirësimi.
Mjalti ndërpret dhimbjet e stomakut.
Plagët e zorrëve dhe të lukthit mjalti shumë shpejtë i shëron. Gjatë një jave duhet ngrënë deri në 4 kg mjaltë. Nëse edhe aq hamë edhe për tri javë, që të bëhet një muaj nga cirri i stomakut nuk do të ngelet asnjë shenjë. Dr. Kolosau thotë: “Këtë vetë personalisht e kam provuar në 97 pacientë dhe në fëmijën tim dhe kam fituar 100 % rezultate pozitive. “
Nëse dhembjet e shpinës dhe shpatullave, vendet ku ndjehet dhembja, i lyejm me mjaltë e mbi të vemë biber pluhur, të shtypur, dhembjet menjëherë largohet.
Mjalti e bletës është ilaç kundër reumës. Kohë pas kohe duhet lejuar që bleta ti kafshojë vendet e prekura nga dhembjet reumatike.
Fëmijët të cilët urinojnë në shtrat duhet të hanë mjaltë dhe kjo sëmundje do t’ju ndërpritet.