Ekipi i Newcastle bën gati 50 milionë euro për të marrë Bale nga Reali

290
Sigal

Gareth Bale prej kohësh nuk bën më në planet e skuadrës së Real Madridit, teksa në fund të këtij sezoni mund të vijë edhe “divorci”. Premier League mund të jetë destinacioni i radhës, një kampionat që e njeh mjaft mirë dhe ku ka shkëlqyer.

Së fundmi në skenë për të blerë kartonin  e tij ka dalë Newcastle United, që shumë shpejt do të kalojë në pronësinë e princit të Arabisë Saudite Bin Salman dhe do të kthehet në një skuadër me potencial të madh ekonomik në Angli.

Newcastle është gati të paguajë 50 milionë euro për kartonin e Bale që ka kontratë me Realin e Madridit deri në verën e vitit 2022.