Sigal

Ne kemi shumë vese të cilat jo vetëm janë të dëmshme, por edhe të rrezikshme për shëndetin. Ndërkohë që vazhdojmë të kënaqemi duke ngrënë kokoshka, apo duke ndenjur këmbë mbi këmbë, shëndeti ynë vetëm përkeqësohet.

1. Qëndrimi këmbë mbi këmbë

Sipas studimeve, u kuptua se qëndrimi këmbë mbi këmbë për një periudhë të gjatë kohore, ka pasoja të tmerrshme në shëndet. Duke mbajtur një qëndrim të tillë, ju rrisni mundësinë e hipertensionit, mundësinë e shfaqjes së variçeve, dhe ajo që është më alarmante, dëmtimi i gjithë nervave.

2. Ushqyerja e zogjve

E dimë që ata njerëz që ushqejnë shumë pëllumbat, do iu thyhet zemra nga kjo që do lexojnë, por fatkeqësisht ky gjest ka pasoja të rënda në shëndet. Zogjtë e qytetit mbartin një mori të sëmundjeve ngjitëse, të cilat mund të transmetohen edhe te ju. Pëllumbat, sidomos! Ne jemi të vetëdijshëm që nuk do i shikoni njësoj me dashuri, zogjtë, por nuk keni çfarë të bëni. Kjo është e vërteta, fatkeqësisht!

3. Vendosja e syzeve të diellit, me cilësi të ulët

Të rinjtë vdesin të duken bukur, dhe kur nuk arrijnë të blejnë gjërat e fundit origjinale, përfundojnë duke blerë imitime. Artikulli ju këshillon që të paktën syzet mos t’i blini të lira, sepse rrezatimi i rrezeve ultravjollcë do prekë sytë tuaj. Kjo sepse syzet nuk ju mbrojnë. Besoj që askush nuk do të ketë sy të dëmtuar, apo akoma dhe më keq, kancer. Nëse nuk keni mundësi të blini cilësi të lartë, mos i blini fare.

4. Pini shumë ujë

Të pish 8 gota ujë në ditë, është e gabuar. Çdo individ ka nevojë për sasi të ndryshme uji, në bazë të stilit të jetës. Nëse jeni një atlet, apo bëni punë fizike, keni nevojë për shumë ujë. Por nëse keni një stil jetese ku qëndroni ulur, ose keni probleme me veshkat, pini pak ujë. Trupi kërkon vetë ujë, nuk është e nevojshme të pini me zor.

5. Përdorni ujë të nxehtë, për të lehtësuar dhimbjet

Një shishe me ujë të nxehtë, besohet se është lehtësues dhimbjesh, por nuk mund ta përdorni gjithmonë. Për shembull, nëse keni hemorragji, apo inflamacion akut. Edhe në rastet në dukje të padëmshme, është gjithmonë mirë të konsultoheni te mjeku, përpara se të vendosni ujë të ngrohtë në zonat ku ndjeni dhimbje.

6. Përgatitja e kokoshkave në mikrovalë

Zakonisht, kokoshkat përmbajnë një kimikat të rrezikshëm të quajtur diacelit, i cili është vaj sintetik. Kur i nënshtrohet nxehtësisë, ai avullon dhe ndikon në dëmtimin e mushkërive. Mënyra më e mirë për të shmangur këtë vaj, është t’i lini të ftohen dhe qetësohen pas përgatitjes, që edhe vaji i avulluar të largohet.

7. Ngrënia në tavolinën e punës

Le ta pranojmë që tavolina e punës, nuk është një vend i pastër për të ngrënë ushqim. Tavolina është plot me baktere dhe viruse, pavarësisht se pastrohet. Përveç tjerash, edhe aroma e ushqimit, mund të shqetësojë kolegët tuaj. Prandaj, nëse doni të hani, dilni në ajër të pastër, gjatë orarit të pushimit.

8. Veshja e shapkave në qytet

Në verë, nuk të bëhet të dalësh në qytet me këpucë, apo atlete, por dalja me shapka është rrezikshme. Një preje e vogël, në gisht, për shembull, mund të infektohet shumë rëndë për shkak të papastërtive të qytetit. Askush nuk do që infeksioni t’i përhapet shumë, kështu që të paktën vishni shapka të mbuluara te pjesa e përparme. Gjithashtu do mbroni lëkurën nga djegia nga dielli.

9. Qumështi pa yndyrë, nuk është i shëndetshëm

E vështirë ta besosh, por është e vërtetë. E dini pse? Sepse në momentin që qumështit i hiqet yndyra natyrale, bashkë me të i hiqen edhe të gjithë vlerat ushqyese dhe vitaminat. Akoma dhe më keq kur e mendon se disa kompani qumështi e zëvendësojnë atë me substanca sintetike. Gjithashtu duhet të dini, se duke konsumuar një qumësht jo të shëndetshëm dhe jo natyral, mund të pësoni një sulm në zemër.

10. Jo të vetëdijshëm për qëndrimin korrekt

Moskujdesi i qëndrimit në karrigen e zyrës, mund të shkaktojë probleme të këmbët dhe te shtylla kurrizore. Qëndrimi i gabuar do deformojë shtyllën kurrizore, prandaj ky artikull ju këshillon të tregoni kujdes në qëndrimin tuaj.

11. Të fjeturit në një anë

Fjetja në një anë, është pozicion shumë i keq, sepse pengon diafragmën të funksionojë normalisht. Kjo shkakton dhimbje të shpinës dhe ndërlikime në mushkëri. Nëse doni të flini anash, flini në të majtë më mirë sesa në të djathtë.

12. Fjetja me bark

Fjetja me bark është shumë e rrezikshme, pasi ushtroni presion te të gjitha organet tuaja jetësore, që shkaktojnë dëme nervore dhe probleme me zemrën. Për më tepër shumë njerëz që flenë në këtë pozicion, pëlqejnë të rrokullisin duart nën gjoks. Kjo mund të çojë në ngërç, ose mpirje totale e duarve.