Sigal

Nëse dritat e Krishtlindjes, dhuratat nën pemë, fytyrat e ngazëllyera, nuk patën efekt tek ju dhe ende vazhdoni të ndiheni sikur kaluat një fundjavë në shtëpi e jo sikur mirëpritët një vit të ri, dijeni se nuk është normale dhe ju mund të jeni prekur nga “trishtimi dimëror” njohur edhe si çrregullim emocional sezonal.
Depresioni sezonal është një çrregullim humori që ndodh çdo vit në të njëjtën kohë. Një formë e rrallë e depresionit sezonal, e njohur si “depresioni i verës”, fillon në fund të pranverës ose në fillim të verës dhe përfundon në vjeshtë. Në përgjithësi, ky çrregullim emocional sezonal fillon në vjeshtë ose në dimër dhe mbaron në pranverë ose në fillim të verës. Çrregullimi emocional sezonal është një lloj depresioni që prek thuajse 20% të popullsisë këtë periudhë. Ky çrregullim njihet gjerësisht si “trishtimi dimëror” sepse simptomat zakonisht janë më të dukshme dhe më të rënda gjatë dimrit. Janë të paktë njerëzit që çrregullimet emocionale sezonale i përjetojnë në verë.
Simptomat e “trishtimit dimëror” përfshijnë:
Luhatje humori
Interes i ulët për aktivitet normale të përditshmërisë
nervozizëm
rritja e ndjenjës së dëshpërimit, fajit apo pavlefshmërisë
mungesë energjie dhe përgjumje gjatë ditës
uri për karbohistrate dhe shtim në peshë
Për disa njerëz, këto simptoma mund të jenë të rënda dhe të kenë një ndikim më të madh në aktivitetet e tyre të përditshme.
Këto simptoma ndikojnë në stilin e jetesës, në zakonet e të ngrënit, në cilësinë e gjumit, e për më tepër çrregullimi emocional sezonal ndryshon sjelljen dhe mënyrën sesi një njeri arsyeton apo mendon.
Çfarë e shkakton “trishtimin dimëror” 
Shkaku i saktë i këtij çrregullimi psikomotorr ende nuk është i njohur plotësisht, por shpesh lidhet me ekspozimin e pakët ndaj dritës së diellit gjatë ditëve të vjeshtës dhe dimrit.
Teoria kryesore mbështet në mungesën e dritës së diellit, e cila mund të ndikojë në funksionimin e hipotalamusit një pjesë e trurit që kontrollon:
Prodhimin e melatoninës – hormon që ju bën të ndiheni të përgjumur; njerëzit e prekur nga trishtimi ditëmror mund ta prodhojë atë në nivele më të larta se normale
Prodhimin e serotoninës – serotonin është një hormon që ndikon në humorin e sjelljen tuaj, oreksin dhe gjumin; mungesa e dritës së diellit mund të çojë në nivele më të ulëta të serotoninës, e cila lidhet me ndjenjat e depresionit
Orën e brendshme e trupit – trupi juaj përdor rrezet e diellit për të kronometruar funksione të ndryshme të rëndësishme, siç është zgjimi, kështu që nivelet më të ulëta të dritës gjatë dimrit mund të prishin orën tuaj të trupit dhe të çojnë në simptomat e çrregullimit emocional sezonal.

Kjo gjendje prek më së shumti gratë e nëse disa njerëz i përjetojnë këto simptoma në shkallë të lehtë, mund të ndodhë që këto të fundit të ndikojnë negativisht e të intereferojnë me jetën tuaj të përditshme, punën apo marrëdhëniet me njerëzit.
TRAJTIMI
Ka trajtime të ndryshme, varësisht nga shkalla e simptomave apo gjendjes suaj shëndetësore.
Shumë mjekë rekomandojnë që njerëzit që vuajnë nga “trishtimi dimëror” të dalin herët në mëngjes për të marrë dritë më natyrale. Ushtrohuni për 30 minuta në ditë
Mbani një dietë të ekuilibruar. Kjo do t’ju ndihmojë të keni më shumë energji ! Përfshini në regjimin tuaj këto ushqime që nxitin prodhimin e hormoneve të lumturisë
Pasuroni dietën tuaj me vitamina B
Vitamina B6, B12 ndihmojne në zhvillimin dhe funksionin e serotoninës në tru. Për ata që stresohen lehtë dhe nga gjëja më e voglë, mjaftojnë të marrin pak vitamin B dhe do të shihni si buza e tyre do të vihet në gaz.
Vitamina B6 dhe Vitamina B12 relaksojnë qelizat e trurit duke lehtësuar simptomat e depresionit. Sipas një studimi të botuar në American Journal of Clinical Nutrition, të rriturit që ishin diagnostikuar me këtë sëmundje të sistemit nervor kishin treguar përmirësime të ndjeshme pas shtimit të vitaminës B në regjimit ushqimor. Ja burimet me te mira te ketyre vitaminave
Mëlçia
Salmoni, ton
Mishi i kuq
Bulmeti
Vezët
Frutat e thata
Kumbullat e thara
Spinaqi
Avokado
Banane ejt

Të gjitha këto përmbajnë vitamina dhe minerale që ndikojnë në rritjen e hormonit të dopaminës dhe serotoninës përgjegjëse për humorin tonë. Këto fruta e perime kontribuojnë gjithashtu në uljen e hormonit të stresit, njohur ndryshe si kortizoli.