Sigal

Gianluigi Buffon në një intervistë të dhënë për “Eurosport”, ka folur për dy shokët e tij të skuadrës, Neymar dhe Kylian Mbappe. Italiani nuk ka nguruar të thurë një sërë komplimentash ndaj dyshes së sulmit tek PSG.

“Me Neymar flas shpesh dhe i them që si ka mundësi që je 26-vjeç dhe ende nuk ke fituar asnjë ‘Top të Artë’. Gjithashtu i kam thënë se në pesë vitet e ardhshme duhet të fitosh 3 ti dhe 2 Mbappe. Pasi jam plotësisht i bindur se i ka të gjitha mundësitë për ta arritur diçka të tillë. Neymar ka teknikë, talent dhe klas.

Mbappe-n e njohim të gjithë. Është 20-vjeç dhe ka të gjithë botën në duart e tij. Nëse ai vendos dhe i thotë vetes se dua të fitoj ‘Topin e Artë’ brenda 10 viteve është e sigurt që do ta bëjë një gjë të tillë. Çdo gjë varet nga vetë ai”, deklaroi Buffon.