PHD, Anila Kalleshi: Dobia e ujit në mirëfunksionimin e organizmit dhe rregullimin e temperaturës trupore. Lëngu i selinos për hipertensionin, arteriet, mëlçinë, gjumin dhe mbipeshën

1319
Sigal

Rëndësia e konsumimit të ujit gjatë aktiviteteve sportive dhe efektet e tij në hidratimin e trupit

Uji është elementi bazë i trupit tonë. 65-70% (sasia zbret në 45% në rast të obezitetit) është përqindja e trupit tonë, çka tregon se ne jemi përbërë kryesisht nga ujë. Për të konfirmuar këtë fakt është e vendit të mendojmë se trupi ynë mund të mbijetojë pa ushqim, por në mungesë të ujit, pas 2-4 ditë arrin vdekjen, gjithsesi 15-25% e peshës trupore humbje, ka rezultuar fatale.

Hidratimi

Në lëngun ndër dhe ekstra qelizorë janë të tretura të gjitha kripërat minerale dhe përbërësit organikë të nevojshëm për jetesën. Duhet të kemi parasysh se uji lëviz vazhdimisht nga një qelizë në tjetrën dhe rregullohet nga mekanizma delikatë kompensimi. Uji kufizon në ndarje të ndryshme trupore substancat ushqyese (substance metabolike) dhe katabolike për të eliminuar. Raporti ndërmjet ujit të gëlltitur dhe ujit të nxjerrë (rregulluar kryesisht nga hormone antidiuretik ACH) identifikon gjendjen e hidratimit dhe bilancin hidrik, qe rregullohet edhe nga mekanizmat e etjes, kontrolluar në zonën e ipotalamusit me sinjale komplekse (nga tharja e gojës). Ky mekanizëm, gjithsesi mund të alternohet dhe mos të bëjë të ndjeshëm stimujt SOS sinjalet e duhura të etjes për të marrë lëngje. Për këtë arsye, kryesisht sportistët, rekomandohet të mos të presin ndjesinë e etjes, por të jenë gjithnjë të hidratuar duke pirë gllënjka të vogla (50-100 ml) çdo 30-40’. Nëse i gjithë organizmi është i ekuilibruar, kur uji i eliminuar tejkalon atë të marrë arrihet ndjesia e etjes, që është simptoma më e rëndësishme dhe më imponuese që trupi ynë transmeton. Mund të kemi edhe situate hiper-hidratimi, kryesisht të lidhura me problematika të karakterizuara nga çekuilibrime në metabolizëm të natriumit ose glukozës. Shpesh manifestohen simptoma hipertensioni, diarre dhe të vjella.

Uji ushqyes jo kalorik në vetvete, nuk është i palëvizshëm

Kontribuon në funksionin ndërtues për aq sa është makina që transporton materiale të nevojshme; ka një funksion pastrues, për aq sa nëpërmjet djersës, urinës, feçes, merr me vete toksina dhe skorie që duhet të eliminohen. Është në bazën e tretjes dhe shërben për të holluar çdo lloj ushqimi ose substance të marra. Uji luan edhe një rol të rëndësishëm në rregullimin e temperaturës. Nxehtësia e tij specifike lejon akumulimin e sasive të larta nxehtësie pa një rritje të tepërt të temperaturës; ndër të tjera siguron një shpërndarje uniforme të nxehtësisë në të gjithë organizmin si edhe shërben për të eliminuar nxehtësinë nga organizmi. Gjatë një performance është e lehtë të arrihet temperatura trupore deri në 40 gradë. Sa më shumë që të rritet temperatura aq më shumë kemi nevojë për sasi uji në mënyrë që kjo të ushtrojë funksionin e tij freskues, por njëkohësisht më e madhe është sasia e ujit që mobilizojmë për këtë funksion, më e ulët do të jetë sasia e disponueshme për të hidratuar muskujt dhe organet. Përtej 40 gradëve është një “Fault” i sistemit duke filluar me tejnxehje të fytyrës si edhe problem kardiake.

Llogaritet se një burrë që peshon 75 kg që ka një aktivitet fizik mesatar ka nevojë për një furnizim hidratik për të paktën 2000-2500 ml.

Nevoja e përditshme për ujë, varion në bazë të parametrave të mëposhtëm:

  • Mosha;
  • Pesha;
  • Aktiviteti profesional dhe sportiv;
  • Temperaturë;
  • Gjinia;
  • Përbërja trupore;
  • Lloji i ushqimit;
  • Niveli hormonal (stress);
  • Ekuilibri hidro-kripëra;

Kemi edhe situata të tjera si shtatzënia dhe gratë në gji ose patologji të ndryshme si gjendje të ftohti, diare dhe të vjella të cilat kërkojnë një furnizim extra. Mesatarisht mund të llogariten të paktën 1-1.2 ml/kalori. Ekziston edhe një minimum sasie ujë, që trupi ynë krijon vetë nëpërmjet degradimit metabolik të ushqimeve; në fakt oksidimi i 1 gr karbohidrati prodhon 0.6 gr ujë. Ky prodhim ndihmon organizmin në ruajtjen e bilancit hidrik. Duhet theksuar se si humbjet hidrike duhet të parandalohen paraprakisht para sforcimeve dhe gjatë aktiviteteve fizike; pra hidratimi duhet të realizohet absolutisht me përpara se te fillojë të krijohet ndjesia e etjes, sepse ne pjesën dërmuese të rasteve, ku kjo shfaqet është krijuar tashmë një dehidratim në trupin njerëzor.

Uji dhe aktivitetet sportive

Në bazë të një modeli të pranuar dhe të njohur, uji është i shpërndarë në organizëm në dy pjesë:

  • Ndërqelizore: 67% e ujit trupor;
  • Extraqelizor: 33%, në 13% lëng intestinal, 7% plazmë. 2% limfë, 1% lëng ndërqelizor;

Dy ndarjet janë të kufizuara nga membrana qelizore dhe kapilare.

Përthithja vjen nga zorra e holla dhe prej këtu uji transportohet në plazmë dhe i shpërndarë i përhapur nëpërmjet kapilareve në inde. Duhet thekuar se sa më e pasur dhe i lehtë të jetë uji aq më shpejt hyn në qarkullim. Luhatje të hidratimit trupor, edhe pse në përmasat 4-5%, përcaktojnë një deficit të ndjeshëm të aftësive fizike, dehidratimi është armiku i parë i shëndetit dhe i performancës, për aq sa çon në dëmtime të veshkës, hipertension, pakësimin e oksidimit të indeve dhe humbje të aftësisë termoregulluese.

Dobitë e lëngut të selinosë për uljen e kolesterolit dhe tensionit të gjakut

– Stimulon sistemin imunitar dhe përmirëson mjaft mirë problemet autoimune.

Lëngu i selinosë përmban vitaminë C dhe forcon imunitetin duke i dhënë organizmit forcën e nevojshme për t’u shëruar. Lëngu i selinosë mund të oksigjenojë organizmin në çdo anë të mundshme dhe të garantojë shëndetin e kockave.

– Lufton inflamacionin në organizëm dhe ndihmon mjaft mirë në problemet e artriteve.

Selinoja përmban shumë antioksidantë të fuqishëm që luftojnë inflamacionet në organizëm. Lëngu i freskët i selinosë është një alternativë e shkëlqyer për ata që vuajnë nga sëmundje të shkaktuara nga inflamacioni siç është artriti.

– Ul tensionin e gjakut
Studimet nga Harvard Medical School kanë treguar që pirja e lëngut të selinosë çdo ditë për një javë mund të ulë ndjeshëm tensionin e gjakut. Lëngu qetëson muskujt përreth arterieve, zgjeron enët e gjakut dhe ndihmon në qarkullimin e paqtë të tij.

– Ul nivelin e kolesterolit

Lëngu i selinosë është një kurë e mrekullueshme natyrale për të ulur nivelet e kolesterolit. Lëngu që përftohet nga dy kërcej të selinosë mund ta ulë kolesterolin me të paktën 7 për qind.

– Është aleat i shkëlqyer i gjumit

Mineralet dhe vajrat esencialë të lëngut të selinosë kanë një efekt qetësues të sistemit nervor. Një aftësi e tillë e bën lëngun e selinosë mjaft terapeutik për ata që vuajnë nga pagjumësia. Duke pirë këtë lëng ata qetësohen dhe arrijnë të kenë një gjumë të patrazuar.

– Parandalon krijimin e gurëve në veshka

Lëngu i freskët i selinosë parandalon kalcifikimin ose krijimin e gurëve në veshka, tëmth dhe fshikëzën e urinës. Për më tepër, lëngu i selinosë ndihmon në eliminimin e toksinave dhe substancave të dëmshme apo gurët në këto organe.

– Lufton mbipeshën dhe obezitetin

Lëngu i selinosë ndihmon në luftimin e obezitetit. Hidhni një lugë çaji me mjaltë në një gotë me lëng selinoje dhe pijeni përpara çdo vakti. Kjo do të ju ndihmojë të mos e teproni me ngrënien dhe të kontrolloni dëshirat për ëmbëlsira.


Vetitë e lëngut të portokallit në luftimin e sëmundjeve të veshkave

Portokalli është burim natyral energjie dhe i pasur me vitamina A, B, C, P, me kripërakalciumi, fosfor etj. Lëngu i portokallit, i konsumuar me ose pa sheqer ose me gaz karbonik, është freskues. Nga lëvozhga e portokallit del vaj eterik shumë i mirë, i cili gjen përdorime të shumta në prodhimin e pijeve, aromave, ilaçeve etj.

Lëngu i portokallit ka veti diuretike dhe antiseptike (që ndalon kalbëzimin ose pengon zhvillimin e mikroorganizmave) dhe përdoret me sukses në luftimin e sëmundjeve të veshkave, edhe në rastet kur janë formuar gurë në to, në sëmundjet e mëlçisë dhe në ato të zemrës dhe të enëve të gjakut.

Llojet e Vitaminave që ndikojnë në lëkurën e shëndetshme

Ushqimi i mirë, fjetja e mjaftueshme, reduktimi i stresit, hidratimi i vazhdueshëm i lëkurës, mbrojtja e lëkurës nga rrezatimi diellor janë faktorë për të pasur një lëkurë të shëndetshme.

Pothuajse të gjithë këta ushqyes përmbajnë antioksidantë (përmbledhës për elementët që luftojnë radikalet e lira). Radikalet e lira vetë përfaqësojnë molekula speciale të afta për të shkatërruar molekulat dhe qelizat e trupit.

Vitamina E– Kjo vitaminë është e njohur që lufton efektet e dëmshme të ekspozimit UV dhe siguron mbrojtje antioksidante. Ekspertët tregojnë se përdorimi i 400 mg vitamine E në ditë, trajton lëkurën e dëmtuar dhe të rrudhosur. Gjendet pothuajse tek të gjitha frutat dhe perimet.

Vitamina K– është e cilësuar si një përbërës, i cili ndihmon efektivisht eliminimin e rrathëve të syrit. Ushqimet ku gjendet kjo vitaminë janë, qepët e njoma, kumbullat e thata, brokoli, lakra, kastraveci, shpargu, specat e kuqe etj.

Vitamina A– ndihmon për një pamje të mirë të lëkurës dhe lufton toksinat e dëmshme të saj. Gjithashtu është shumë e mirë për njerëzit që kanë lëkurë të thatë. Ajo gjendet te qepa, bizelja, kajsia, spinaqi, lakra, karrota, kungulli, kumbulla dhe patatet e ëmbla.

Vitamina C– ndihmon lëkurën si në sipërfaqe dhe në brendësi. Përmban antioksidantë që mbrojnë lëkurën nga radikalet e lira duke nxitur prodhimin e kolagjenit. Vitamina C gjendet në agrume, te speci i kuq, boronica, manaferra, kivi, portokalli, limoni, brokoli dhe patatja.

Omega 3– janë një aleat i rëndësishëm për të reduktuar inflamacionin dhe kanë një rol të rëndësishëm për t’i dhënë ndriçim fytyrës. Omega 3 gjendet në ushqime të tilla si peshku yndyror (salmoni), arrat, bajamet, lajthitë.

Vegjetarianët dhe llojet e dietave

Dieta vegjetariane përmban sasi të ndryshme të pemëve, perimeve, drithërave, bishtajoreve, arroreve si dhe farave. Përfshirja e prodhimeve qumështore dhe vezëve varet nga lloji i dietës vegjetariane që ndjek.

Nga aspekti etik, vegjetarianët e kundërshtojnë vrasjen e kafshëve për ushqim, mirëpo e arsyetojnë konsumin e nënprodukteve të kafshëve siç janë qumështi, vezët, përderisa kafshët mbahen në kushte adekuate.

Llojet më të zakonshme të dietave vegjetariane përfshijnë:

Lacto-ovo vegjetariane: Vegjetarianët, të cilët shmangin të gjitha llojet e mishit, por konsumojnë prodhime qumështi dhe veze.

Lacto vegjetariane: Vegjetarianët, të cilët shmangin të gjitha llojet e mishit dhe vezët, por konsumojnë prodhime nga qumështi.

Ovo vegjetariane: Vegjetarianët të cilët shmangin të gjitha llojet e tjera të ushqimeve nga kafshët perveç vezëve.

Vegane: Vegjetarianët, të cilët shmangin të gjitha produktet dhe nënproduktet e kafshëve.

Dietë me bazë bimore (DBB): promovon konsumin e ushqimeve bimore në formën e plotë të tyre, posaçërisht perimet, pemët, bishtajoret, farat dhe arroret.