Ndërrimi i gjakut në pranverë, ja si reagon trupi

573
Sigal

Pranvera po vjen, por trupi jo gjithmonë reagon pozitivisht. Lodhje, dhimbje koke, apati, gjendje dobësie, mungesë oreksi apo çdo gjë që fillon me rilindjen e stinës. Të gjitha këto shenja i atribuohen asaj që në gjuhën e popullit quhet “periudha e ndryshimit të gjakut

Depresioni

Depresioni është një tjetër sëmundje që agravon gjatë dimrit dhe mund të ketë pasoja edhe në stinën pasardhëse. “Depresioni apo paradepresioni dhe gjendjet e ankthit rëndohen shumë gjatë dimrit për dy arsye. Në dimër shtohen orët noturne dhe ulen ato diurne.” Kjo ndodh pasi serotonina që është elementi që përmirëson humorin e njeriut, mendohet që sintetizohet më mirë dhe është më me shumicë në gjak. Kjo është arsyeja që një njeri me depresion, në dimër agravohet gjendja e tij. Kjo është ana e mirë e ardhjes së pranverës e cila sjell një rritje të orëve të ditës dhe rritje të substancës që ngre humorin tek individët. Kalimi i periudhës së dimrit për në pranverë sjell një periudhë tranzicioni dhe ndryshimi në humorin e njeriut.

Alergjitë ndaj pluhurit

Ardhja e stinës së pranverës shënon edhe fillimin e sëmundjeve alergjike. Nuk janë të paktë ata që rrinë me shami në dorë për të përballuar alergjitë e stinës. Fillon poleni i disa luleve, i cili sjell lindjen e disa sëmundjeve alergjike, të cilat duhet të marrin mjekim si të gjitha sëmundjet e tjera. Nuk janë të paktë njerëzit që preken nga alergjitë e ndryshme që në fillim të marsit. Njerëzit alergjikë ndaj pluhurit dhe polenit të luleve, me ardhjen e pranverës e dinë që papandehur do t’i lotojnë sytë, do t’i skuqen dhe do t’i kruhen qerpikët, tërë ditën do të teshtijnë.

Lëkura shqetësimi që sjell stina

Lëkura e njeriut tregon gjendjen e shëndetit, ushqimin dhe stilin e jetës që bën gjithsecili.