Mjekësi/ Si paraqitet dhe çfarë shkakton stenoza e valvulës mitrale

583
Sigal

MJEKËSIA/ Kjo sëmundje shkakton ndryshime në zemër, mushkëri, mëlçi, dhe në periferi

 Stenoza e valvulës mitrale

Stenoza është ngushtimi i vrimës të valvulës. Stenoza e valvulës mitrale e bën të vështirë kalimin e gjakut nga veshorja e majtë në barkushen e majtë. Veshores i duhet të krijojë presione më të larta për ta pompuar gjakun përtej ngushtimit. Rrjedhimisht, veshorja e majtë pak nga pak zmadhohet dhe pëson hipertrofi. Si pasojë e hipertrofisë, miocitet e veshores të zmadhuar furnizohen me vështirësi me gjak, dhe prandaj bëhen vatra aritmie. Me kalimin e kohës, veshorja e zmadhuar bëhet e paaftë të pompojë gjak, tejzgjatja e miofibrileve e bën tkurrjen të paefektshme. Kështu, gjaku lëviz ngadalë brenda veshores. Fibrilacioni dhe lëvizja e ngadaltë e gjakut brenda veshores bëhen shkak për formimin e trombeve brenda veshores. Trombet atriale mund të arrijnë në barkushe, në aortë dhe mund të shkaktojnë infarkte në tru, veshka, shpretkë, gjymtyrë, zemër, etj.

Si paraqitet sëmundja dhe kush janë pasojat e saj?

Rritja e presionit në veshoren e majtë shkakton rritje të presionit në venat pulmonare. Kjo sjell rritje të presionit në kapilarët e mushkërisë, dhe edemë në indin lidhor përreth bronkeve. Edema peribronkiale pakëson epshmërinë e mushkërive, dhe prandaj vështirëson frymëmarrjen. Pra, mushkëria vuan si nga perfuzioni i pakësuar dhe nga ajrosja e pakësuar. Si pasojë, kapilarët pulmonarë ngushtohen. Kjo shpie në rritje të presionit në arterien pulmonare. Gjithashtu, hipoksia bën që qelizat endoteliale ta humbasin formën e tyre të sheshtë dhe të rrumbullakosen, të marrin formën e sferës. Kjo shkakton daljen e proteinave në indin lidhor peribronkial. Në këtë fazë, sasia e edemës është aq e madhe saqë i sëmuri mund të vdesë “i mbytyr” nga eksudati.

Në rast të riparimi të stenozës mitrale me operacion, i sëmuri përsëri nuk do ndjehet mirë sepse i ka mushkëritë të shkatërruara nga fibroza. Pra, mushkëria vuan si nga perfuzioni i pakësuar dhe nga ajrosja e pakësuar

Me kalimin e kohës, eksudati proteinik riorganizohet dhe pak nga pak e ngurtëson mushkërinë. Kjo ndodh sepse eksudatet proteinike në mushkëri nxitin aktivitetin e proteazave. Kjo shkakton inflamacion të paktë, por që me kalimin e kohës e ngurtëson mushkërinë, në ngurtësimin e mushkërisë ndikon edhe hipertrofia e medias të arterieve pulmonare, që vjen si pasojë e hipertensionit kronik pulmonar. Nga ana tjetër, dalja e eritrociteve në intersticiumin e mushkërisë dhe gëlltitja e tyre nga makrofagët u jep mushkërive ngjyrën e ndryshkut (bojë kafe). Rritja e presionit në arteriet pulmonare shpie në mbingarkesë të anës të djathtë të zemrës.Ventrikuli i djathtë i mbingarkuar pëson hipertrofi, muri i tij trashet, dhe përkohësisht arrin ta pompojë gjakun në presione më të larta. Me përparimin e sëmundjes, ventrikuli i djathtë zmadhohet akoma më shumë dhe bëhet i paaftë të pompojë. Kjo shpie në rritje të presionit në veshore dhe në venën kava. Rritja e presionit në venën kava të poshtme shoqërohet me vështirësim të qarkullimit të gjakut,  kongjestion në mëlçi. Nga kjo dëmtohen më shumë hepatocitet që gjenden përreth kanaleve qendrore, të cilat vrasin veten. Hepatocitet që janë afër triadave portale e durojnë pak më mirë kongjestionin. Hepatocitet që ndodhen në pjesën e mesme pësojnë steatozë. Pamja që merr mëlçia si pasojë e kongjestionit kronik është karakteristike: në të shihen zona të kuqe dhe zona të verdha. Rritja e presionit në venën kava të poshtme shoqërohet gjithashtu me vështirësim të qarkullimit të gjakut në gjymtyrët e poshtme. Kongjestioni shkakton edemë të këmbëve dhe vështirëson shërimin e plagëve në këmbë. Si përfundim, stenoza mitrale shkakton ndryshime në zemër, mushkëri, mëlçi, dhe në periferi. Edhe në rast riparimi të stenozës mitrale me operacion, i sëmuri prapë nuk do ndjehet mirë sepse i ka mushkëritë të shkatërruara nga fibroza. Operacioni për riparimin e stenozës mitrale duhet bërë herët në mënyrë që të shmanget dëmtimi i mushkërive.

Mjekime popullore

 Leuçemia

Aloe Vera

Për sëmundjen e leuçemisë përdorni 1 litër xhel Aloe Vera dhe 300 gram vodka përzihen bashkë. Lihen 5 orë dhe pihen 3 herë nga 50 ml para buke për 2 muaj rrjesht derisa të keni një përmirësim të dukshëm.

Reumatizma

Gjethe Shtogu

Në reumaizmë rekomandohet 2 kg gjethe shtogu. I pastroni dhe i zieni në 6 litra ujë derisa të mbeten 2 kg. Pasi i kulloni, të sëmurit i jepet 2 lugë gjelle në ditë, me pak sheqer.

Tiroidet

Kokrra Arre

Në 1 litër raki e fortë rrushi 180 tretni 1 kg sheqer dhe hidhni 40 kokrra arra të vogla. Ena mbulohet dhe mbahet 40 ditë në vende të errëta. Pihet 1 filxhan 2 herë në ditë, në mëngjes esëll dhe në darkë para gjumit. Kjo metodë për personat që kanë mungesë të jodit.