Sigal

Mjalti është i shkëlqyer për ta bërë lëkurën tuaj të bukur dhe të butë. Madje edhe atë të këmbëve.

Një pastë e thjeshtë mund të përgatitet duke kombinuar bashkë:

1 filxhan me mjaltë

4 litra ujë të ngrohtë

Zhytini këmbët në një enë ku keni kombinuar më parë ujin dhe mjaltin. I mbani rreth 15 minuta dhe më pas aplikoni një scrub, përsëri të bërë vetë:

1/4 filxhan sheqer kafe

2 lugë gjelle vaj kokosi

2 lugë gjelle mjaltë

Udhëzime: 
Përzieni plotësisht të gjithë përbërësit në një tas dhe masazhojeni në të gjithë këmbët tuaja. Pastaj e fshini me një peshqir të thatë.