Mësoni se cilat janë frutat më të mira për të rënë në peshë – vlerat e tyre për organizmin

494
Sigal

Flavonoidet janë substancat speciale që u japin këtyre frutave ngjyrën e kuqe apo vjollcë. Në këtë mënyrë, këto fruta duhen konsumuar çdo ditë për të arritur një peshë të mirë trupore.

Vishnjet

Këto fruta i bëjnë mirë zemrës por edhe ndihmojnë për rënien në peshë.

Të dhënat konfirmojnë se njerëzit që hanë shumë vishnje në një periudhë prej 3 muajsh gëzojnë 9 përqind më pak masë dhjamore se ata që nuk i konsumojnë këto fruta

Frutat e Pyllit

Boronicat, qershitë, manaferrat e fruta të tjera përmbajnë polifenolë të cilët ndalojnë formimin e masës dhjamore.

3 racione ditore me këto fruta ndalojnë formimin e qelizave dhjamore me 73 përqind.

Mollët E Kuqe

Molla e kuqe përmban shumë fibër dhe antioksidantë.

Studimet kanë treguar se konsumi i fibrës së mollës ul ndjeshëm masën dhjamore në trup.

Shalqini

Konsumi i shalqinit përmirëson profilin e lipideve dhe ngadalëson akumulimin e dhjamit.

Pavarësisht sheqerit, shalqini ofron shumë vlera shëndetësore.

Pjeshkët, Kumbullat Dhe Nektarinat

Sipas të dhënave të AgroWeb.org kumbullat, pjeshkët dhe nektarinat parandalojnë sindromën metabolike e cila shpaloset me një masë të madhe dhjamore në zonën e belit.

Këto fruta me bërthamë përmbajnë substanca të fuqishme që pengojnë aktivizimin e geneve të yndyrës.

Për më tepër, ato përmbajnë sasinë më të pakët të sheqerit.

Këto fruta gjenden në treg rregullisht dhe mundësojnë ndjekjen e një regjimi të shëndetshëm ushqimor.

Nëpërmjet këtyre frutave të shëndetshme dhe konsumit të rregullt ditor, njeriu mund të parandalojë akumulimin e masave dhjamore të cilat më pas i çelin rrugën sëmundjeve më të rrezikshme si obeziteti dhe diabeti.