Zbulohen tempuj nëntokësorë të epokës së hekurit, të lidhura me mbretërit antikë të Irlandës

338
Sigal

Një ekip ndërkombëtar ekspertësh kanë zbuluar një kompleks të gjerë tempulli që ata besojnë se mund të ketë qenë qendra ceremoniale e Evropës parahistorike, në një vend me rrënjë të thella në folklorin e mitologjinë irlandeze.

Studiuesit nga institutet e Irlandës Veriore, Skoceze dhe Gjermane zbuluan një kompleks të gjerë tempujsh nëntokësorë në Navan Fort në County Armagh në Irlandën Veriore, që besohet të ketë qenë vendi i mëparshëm i mbretërve të hershëm të Ulsterit.

Tempujt dhe vendbanimet u zbuluan në një vëzhgim që përdori një teknologji me telekomandë, që zbulon nënshkrime magnetike dhe rezistencë elektrike të tokës për të zbuluar atë që më herët nuk kishte asnjë gjurmë mbi tokë.

“Zbulimet tona shtojnë të dhëna të konsiderueshme shtesë, duke lënë të kuptohet se ndërtesat e zbuluara në vitet 1960 nuk ishin struktura shtëpiake ku jetonin mbretërit, por një seri tempujsh masivë, disa nga arenat më të mëdha dhe më të ndërlikuara rituale të çdo rajoni të prehistorisë dhe periudhës para romake.” – shpjegoi Dr. Patrick Gleeson nga Queen’s University Belfast.

Gleeson përshkroi duke zbuluar ‘një seri ndërtesash prej tetë godinash të epokës së hershme të hekurit dhe një strukturë të rrethuar prej druri 40 metra, të ndërtuar rreth 95 para erës sonë’