Kur fëmijët nuk hanë

503
Shpesh herë gjendeni përpara faktit se fëmijët disa ushqime që ju i quani të këqija i duan dhe disa që ju i doni i hedhin në tokë. Çfarë të bëni në atë moment? T’ia jepni atë që kërkon?
Mos e ktheni vaktin në një betejë lufte. Vazhdoni të ofroni larmi zgjedhjesh të shëndetshme, edhe nëse fëmija juaj i refuzon në fillim. Shumë fëmijë marrin kohën e tyre të nevojshme përpara se të provojnë një ushqim të ri. Ofrojini frutat, perimet dhe ushqimet e nevojshme pa ushtruar presion. Shpesh herë fëmijët surprizojnë me preferencat e tyre.
Nuk i do zarzavatet? Fëmijët mund të thonë “i sa e shpifur” pa e provuar. Dhe kur ta provojnë mund t’jua fluturojnë drejt e në surrat. Durim! Një herë tjetër!
Jepjuni mundësinë t’i zgjedhin vetë
Mos vallë fëmija juaj pi më shumë seç ha? Mos lejoni të mbushet stomaku i tyre me lëngje të tepërta, qoftë edhe qumësht apo lëngje frutash.
Mos ha shumë sheqer në mëngjes? Nëse po, sheqer do kërkojë edhe në darkë. Zgjidhja: një mëngjes i pasur në fibra, si kos me tërshërë, stafidhe, bajame dhe mollë
Mos pickon gjithë ditën? Disiplinoni orarin e të ngrënit, është e nevojshme për të rregulluar sensorët e urisë dhe ngopjes.
Është një fazë që do kalojë.
Mos u tundoni nga momentet “mjafton të hajë diçka”! Kjo nuk është zgjidhja e problemit, thjesht e bën atë edhe më të vështirë.
Çaji ideal për të stimuluar oreksin
Zieni në një kupë ujë 1 lugë të madhe xhenxhefil të grirë, 1 lugë të vogël fara finoku, disa gjethe nenexhik dhe sherbejeni me pak mjaltë dhe lëng limoni ose portokalli.
Sigal