Kanceri i gojës: Ky vrasës i heshtur. Si të kapni në kohë tumoret orale?

980
Kanceri i gojës paraqitet si një rritje ose plagë në gojë e cila nuk zhduket për një periudhë relativisht mbi 6 muaj. Kanceri oral mund të rrezikojë jetën nëse nuk njihen faktorët, ecuria, trajtimi e prognoza. Ai për fshin kancerin e buzëve, gjuhës, dhe kudo brenda kavitetit oral.
Epidemiologjia dhe faktorët e riskut
Tumori oral nuk është një tumor i rrallë, ndryshe nga sa mund të mendohet. Kjo sëmundje, më e zakonshmja midis tumoreve të kokës dhe qafës, në fakt paraqet, 2% të të gjithë tumoreve malinje të njeriut; që do të thotë në çdo 100 diagnoza të reja të tumorit, 2 prekin gojën.
Vlerësohet se, çdo vit, janë rreth 300.000 raste të reja me tumor oral në popullsinë e botës, në të cilën rreth gjysma e zbulon diagnozën në shkallë të avancuar. 130,000 vdekje në vit i atribuohen kësaj sëmundjeje, vdekshmëria e së cilës varion në mënyrë të ndjeshme në bazë të shkallës së sëmundjes në momentin e diagnozës: mbijetesa mesatare pre 5 vitesh është me 60%, rritet me 80% me diagnozën e hershme, ndërsa bie në 20% me diagnozën në fazë të avancuar.
Sigal

Simptomat e kancerit të gojës:

1- Ënjtje/trashje, zona të forta / zona erosive të kuqe në buzë, gjuhë/plagë që nuk shërohen.
2-Zhvillimi i disa pllakave ngjyrë të kuqe, bardhë ose kombinim i tyre të cilat gjakosen shpesh ose vetvetiu.
3-Gjakderdhje e pashpjegueshme nga goja.
4-Vështirësi në gëlltitje, të folur, të përtypur.
5-Humbje e ndjeshmërisë e pashpjegueshme, dhimbje ose fortesim në zona të ndryshme pa patur stimul.
6-Dhimbje fyti e vazhdueshme, ndryshim zëri.
7-Dhimbje veshi.
8-Ndjesia sikur ke diçka e cila ka ngecur në fyt.

Shkaktari kryesor i tumoreve oral eshte duhani, i cili ka në përbërjen e tij karcinogjenë dhe toksina që dëmtojnë ADN e qelizave, duke çuar ne deformim të informacionit gjenetik qelizor e më pas në kancer.

Përveç duhanit, risk te lartë paraqesin cigaret elektrike, purot, tymosja me llullë dhe alkooli. Kombinimi i alkoolit me duhanin dyfishojnë shancet për kancer.

Ekspozimi ne diell është faktori kryesor në kancerin e buzës ,i cili është mjaft agresiv dhe shpeshherë i padiferencueshem nga plagët e thjeshta te buzës.
Infektimi me HPV mbart rrezik të lartë gjithashtu.