Ka vetëm 5 ushtrime që duhet t’i bësh çdo ditë për të luftuar dhimbjet kronike

12
Sigal

Dhimbja kronike është një sfidë e përditshme për miliona njerëz, shkaktare e së cilës mund të jenë traumat, inflamacioni, jeta sedentare dhe plakja.

Por nga ana tjetër, ka mjaftueshëm prova që mbështesin faktin se aktiviteti fizik ka efekt të ndjeshëm kundër plakjes.

Ka disa ushtrime motorike që nëse aplikohen nga çdo moshë çdo ditë, mund të parandalojnë dhimbjet muskulare sidomos në kyçe, shpinë, qafë dhe fundshpinë.

5 ushtrimet bazë janë si më poshtë:

– Bëj lëvizje të vazhdueshme të kokës, para pas, majtas e djathtas dhe mbaje kokën në secilin pozicion për 10 sekonda.

– Lëvizje e shpatullave duke i ngritur dhe bërë lëvizje rrutulluese para dhe pas me 10 përsëritje secila.

– Bëj stretching të krahëve dhe grushtave për të shmangur problemet që vijnë nga përdorimi i tastierës së mouse-it. Zgjat krahët dhe tento të bëj mbledhësh dhe lirosh grushtin disa herë për pak sekonda.

– Ulur në karrige, vendosi këmbët në tokë në mënyrë shumë të qëndrueshme dhe provo të tërheqësh trupi para duke mbajtur shpinën drejtë. Ky ushtrim shmang dhimbjet fundshpinës.

– Për të nxitur qarkullimin e gjakut në këmbë, mund t’i ngresh dhe ulësh për disa sekonda.

Këto ushtrime janë një pikënisje e mirë për të ndihmuar mirëqenien e përditshme të secilit.