Ja vaji që bën mrekulli në lëkurë, flokë e thonj

592
Mes gjithë vajrave që njohim e përdorim, vaj i ullirit, Arganit, bajameve, trëndafilit, etj, ai që harrojmë e që është më i miri ndër ta, është. Prodhohet nga përpunimi në të ftohtë i farave të Ricinus Communis, një bimë që i përket familjes Euphorbiaceae. Farat përpunohen për të larguar një substancë helmuese që gjendet në brendësi të tyre për të prodhuar një vaj special. Përdorimet e tij janë të pafundme. Në kozmetikë, në produktet ushqyese të lëkurës së fytyrës dhe flokëve, në flokë por edhe për të qetësuar mendjen nëse lihet të avullojë mbi një qiri.
Mbi flokë, qerpikë e thonj
Shpesh vaji i kastorit krahasohet me keratinën, një proteinë që përdoret për trajtimin e flokut të thatë dhe të dëmtuar. Edhe vaji i kastorit ka fuqi forcuese për flokët por edhe për qerpikët e madje edhe thonjtë që mezi rriten. Pas larjes flokët lyhen me vaj recini dhe mbështillen me një plastmas transparent. Ekspertët e bukurisë këshillojnë që të flesh me të në kokë dhe të nesërmen do kesh flokë të hidratuar që krijojnë maja dyshe. E njëjta gjë vlen edhe për vetullat. Disa pika vaj kastori mund të stimulojnë rritjen e qimeve. Por edhe tek qerpikët e dobësuar nga grimi mund të përdoret. I lyen me disa pika vaj i mban sytë mbyllur për disa minuta dhe më pas i shpëlan me ujë të ngrohtë. Ka fuqi të madhe rigjeneruese.
E njëjta vlen edhe për thonjtë e dobët. I fërkon me vaj recini për disa minuta dhe më pas shpëlan. Thonjtë do të jenë menjëherë më të shkëlqyeshëm dhe nuk do të copëtohen më. Për një rezultat më të mirë përdore vajin tre herë në javë.
Mbi lëkurë
Një nga vetitë e vajit të recinit është edhe fuqia antibakteriale. Acidi recinoleik që përmban lugton kërpudhat dhe bakteret, prandaj ky vaj këshillohet në trajtimet kundër akneve.
Në organizëm
Vaji i recinit përdoret edhe si laksativ natyral. Nëse treten disa pika në një gotë me ujë dhe pihet, ndihmon për të pastruar rrugët e tretjes. Këshillohet për ata që vuajnë nga kapsllëku, por më parë duhet të konsultohen me mjekun. Bëhet fjaë për një vaj që përmban acide yndyrore prandaj është mirë të mos ekzagjerohet me dozat.
Sigal