Ja si të ulni kolesterolin përmes dietës

656
Sigal

Kolesteroli i lartë mund të trashëgohet, por shpesh është rezultat i zgjedhjeve jo të shëndetshme të jetesës, gjë që e bën të parandalueshme dhe të shërueshme. Një dietë e shëndetshme, ushtrime të rregullta dhe nganjëherë ilaçe, mund të ndihmojnë në reduktimin e kolesterolit të lartë.

Në këtë mënyrë, për të bërë të mundur uljen e nivelit të kolesterolit në gjak ose për ta mbajtur atë nën kontroll, bëni mirë që ndryshimin ta nisni te vaktet tuaja, duke përzgjedhur me kujdes atë që do të konsumoni.

Specialistët e shëndetit rekomandojnë kufizimin e ushqimeve që janë të larta në kolesterol, yndyra të ngopura.

Në vend të tyre zgjidhni të konsumoni mish pule, peshk dhe bishtajore. Po ashtu, konsumoni një shumëllojshmëri të gjerë të ushqimeve me fibra të larta, siç janë frutat dhe shmangni ushqimin e shpejtë dhe atë të skuqur.

Konsumimi i peshkut dhe ushqimeve të tjera që përmbajnë acide yndyrore omega-3 mund të ndihmojnë në uljen e niveleve të LDL. Për shembull, salmon, arrat, bajamet, fara liri dhe avokado përmbajnë omega-3.

Duhet thënë po ashtu se kolesteroli i lartë nuk ka simptoma. Një test i gjakut është e vetmja mënyrë për të zbuluar nëse e keni atë.

Ushqimet që janë të larta në kolesterol, yndyra të ngopura, përfshijnë: · Mishi i kuq, e verdha e vezëve dhe produktet e qumështit me yndyrë të lartë

· Ushqime të përpunuara të bëra me gjalpë kakao, vaj palme, ose vaj kokosi

· Ushqime të skuqura, si p.sh. patatet · Biskotat

PËR ULJEN E KOLESTEROLIT

Në disa raste, ju mund të jeni në gjendje të ulni nivelin e kolesterolit tuaj pa marrë medikamente. Për shembull, duke ngrënë shëndetshëm, duke ushtruar aktivitet fizik dhe duke hequr dorë nga duhanpirja mund të arrini të mbani nën kontroll vlerat e kolesterolit në gjak. Ndër produktet që ju vijnë në ndihmë janë edhe hudhra, orizi i kuq dhe farat e lirit. Megjithatë, duhet thënë që Administrata Amerikane e Ushqimit dhe e Barnave (FDA) nuk ka miratuar asnjë nga këto produkte për trajtimin e kolesterolit të lartë.

Nevojiten më shumë kërkime për të mësuar nëse ata mund të ndihmojnë në trajtimin e kësaj gjendjeje. Gjithmonë bisedoni me mjekun tuaj para se të merrni ndonjë shtesë bimore ose ushqyese. Në disa raste, ato mund të ndërveprojnë me medikamentet e tjera që po merrni.

Faktorët e rrezikut

· Regjimi ushqimor

· Mbipesha

· Mungesa e aktivitetit fizik

· Pirja e duhanit

· Mosha

·Diabeti

KAJSITË ULIN KOLESTEROLIN

Përfitimet shëndetësore të kajsisë përfshijnë aftësinë e saj për të trajtuar sëmundjet e veshkave, të lëkurës, sëmundjet tumorale dhe aneminë . Për më tepër, kajsia ka aftësinë për të përmirësuar shëndetin e zemrës, si edhe për të ulur nivelin e kolesterolit. Ato janë të pasura me vitaminën A, vitaminën C, vitaminën K, vitaminën E si dhe një sërë vitaminash të tjera dhe minerale, ku përfshihet kaliumi, magnezi dhe fosfori. Kajsitë janë gjithashtu një burim shumë i mirë i fibrave dietike, si shumica e frutave dhe ju ndihmojnë për të mbajtur larg sëmundjet e zemrës. Vitamina C mbron zemrën nga radikalet e lira, kaliumi ul presionin e gjakut duke zbutur tensionin e enëve të gjakut dhe arterieve, ndërsa fibra dietike ul kolesterolin e tepërt. Të gjitha këto veti së bashku, e bëjnë kajsinë ideale për shëndetin e zemrës.