Ja pse nuk duhet të konsumoni sasi të tepëruara të kripës

514
Jo vetëm sheqeri ju bën obezë. Sipas një studimi të fundit në Britaninë e Madhe, edhe kripa është një ndër shkaqet e obezitetit tek njerëzit. Studimi është realizuar nga një grup shkencëtarësh britanikë dhe është publikuar në revistën e shëndetit “Hypertension”, pak ditë më parë. Sipas tij, çdo gram shtesë kripe që një person konsumon çdo ditë, rrit rrezikun e tij për të shtuar në peshë me 25%. Pavarësisht totalit të ushqimit dhe kalorive që individët kanë konsumuar, sipas të dhënave të studimit, ndikimin më të madh të shtimit në peshë e ka kripa. Përveç obezitetit, shkencëtarët mbrojtën edhe tezën e vjetër se kripa rrit presionin e gjakut dhe e bën atë një faktor rreziku për sëmundjet e zemrës. 
Sigal