Kur ndjeni uri mes vakteve ose ju kap dëshira për diçka të shpejtë, ka disa ushqime që mund t’i konsumoni pa u ndjerë fajtor.
Bëhet fjalë për fruta dhe perime të pasura me ujë, fibra dhe lëndë ushqyese, por me kalori shumë të ulëta.
Këto ushqime janë ideale për të qëndruar të ngopur dhe të hidratuar, pa rritur peshën:
-Kastravecët: Vetëm 16 kalori për një porcion të vogël
-Luleshtrydhet: 49 kalori për një filxhan
-Brokoli: 52 kalori për një filxhan
-Kungulli: 25 kalori për filxhan
-Shalqiri: Vetëm 20 kalori për një fetë të madhe
-Spinaqi: 20 kalori për një grusht të madh
-Ullinjtë: 22 kalori për një grusht të vogël
-Turshitë: 12 kalori për një lugë të madhe
-Marulja: Vetëm 10 kalori për një filxhan
-Sanguine (lloj portokalli skuqur): 60 kalori për një kokërr të vogël
Të shijshme, freskuese dhe me ndikim minimal në marrjen ditore të kalorive, këto ushqime janë aleatë idealë në çdo regjim ushqimor të ekuilibruar.