Implanti koklear, zgjidhja për pacientët që kanë humbje të thellë të dëgjimit

573
Sigal

PAJISJE ELEKTRIKE/ Operacioni është një procedurë, e cila zakonisht zgjat 2-3 orë dhe kryhet nën anestezi gjenerale

Implanti Koklear (IK) është një pajisje elektronike, e cila implantohet tek njeriu në mënyrë kirurgjikale dhe që mundëson dëgjimin tek një person i cili është plotësisht i shurdhër ose që ka një humbje të thellë të dëgjimit. Shpesh i emërtuar me termin veshi bionik, është pajisje e vetme e prodhuar nga njeriu e cila mund të zëvendësojë me rezultate të pëlqyeshme një organ të tij. Përpjekjet për mundësimin e dëgjimit me anë të një pajisjeje të tillë kanë nisur që në vitet 1950 por vetëm në gjysmën e dytë të viteve ’70 ato filluan të aplikohen gjerësisht tek individët me humbje të dëgjimit, të lindur apo të fituar gjatë jetës. Për të kuptuar humbjen e dëgjimit le t’ju përshkruajmë shkurt se si bëhet i mundur dëgjimi.

Veshi, si organi i të dëgjuarit, përbëhet nga tre pjesë:

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf