Hani pak por përsëri shëndosheni? Ja ç’duhet të bëni

242
Sigal

Ka njerëz që “fiziologjikisht” vuajnë nga ngadalësimi i metabolizmit dhe sidomos gjatë dimrit, kanë tendencë të akumulojnë kile të tepërtamë shumëse zakonisht. Këta njerëz që gjithashtu preken nga celuliti dhe ënjtja, zakonisht kanë një tiroide paksa ‘’dembele’’ nga natyra, kanë tendencë të mbajnë lëngje në pjesën e poshtme të trupit dhe kanë një zorrë të ngadaltë.

Për këtë kategori njerëzish, që hanë pak por përsëri fitojnë shumë peshë, po sygjerojmë më poshtë një regjim ushqimor, që për shtatë ditë jep rezultate të dukshme.

Ja c’duhet të bëni në momente të ndryshme të ditës.

Sapo të zgjoheni:

->Esëll në mëngjes, pini nje gotë ujë me një kapsulë koenzima Q10. Q10 është nje substancë natyrale e aftë për të djegur në mënyrë natyrale akumulimet e yndyrës dhe për të moduluar metabolizmin, madje ka edhe veti shumë të mira antikolesterolike dhe ul ndjeshëm ndjesinë e oreksit. (mund ta gjeni në farmaci).

Mund ta përdorni këtë substancë për një muaj rresht. Përvec të tjerash ka edhe veti antiplakjeje, ndaj do t’ju bëjë të ndiheni të tonifikuar dhe plot me energji.

->Një mëngjes plot me antioksidantë

Nëse metabolizmi është shumë i ngadalësuar, atëherë lind nevoja per një ‘’ shkundje’’ të mirë, sidomos në mëngjes.

Ja sesi ta organizoni mëngjesin:

Një filxhan me çaj të kuq, 3 feta bukë pa maja të lyer me pak mjaltë sipër, një gotë me kos të skremuar me një kokërr kivi dhe 3 bajame.

Për ta alternuar, mund të zgjidhni një filxhan me kafe elbi(orzo), një gotë me leng portokalli të shtrydhur, e shoqëruar me nje tortë të përgatitur vetë me miell gështenjash (pa miell gruri dhe pa sheqer). Këtë e përgatisni shumë mirë duke përzierë 300 gr miell me 2 vezë, një gotë qumësht bajamesh dhe një lugë mjaltë.

->Për vaktin e ndërmjetëm(zemrën), zgjidhni yndyrnat e mira

Në orët pas mëngjësit por përpara drekës, mos u tundoni nga ëmbëlsirat, cokollatat apo snack-et e ndryshme, por zgjidhni një alternativë të lehtë e në të njëjtën kohë ngopëse. Për shembull: 100 gr rrush të bardhë apo të zi dhe 3 kokrra bajame, një kos natyral dhe një lugë me fara kungulli dhe fara liri, të cilat janë të pasura me omega 3.

Si alternativë, në vend të kosit mund të shtoni një lugë gjelle me drithëra integrale, të cilat janë të pasura me jod.

->Në drekë përdorni jodin

Provoni menutë që ju ngopin pa ju rënduar procesin e tretjes. Rizoto me lakër të kuqe apo cikore(radicchio), fileto peshku me sallatë me rrepa me vaj ulliri e limon.Mund të provoni makarona integrale me grurë farro me salcë kërpudhash, presh, majdanozh, 100 gr rikota dhije dhe nje sallatë me rukola dhe pomodorini.

->Përdorni integrator ne mesditë

Ne ju rekomandojmë shafranin e Indisë: promovon pastrimin e mëlcisë, eleminon kolesterolin e tepërt, zvogëlon asimilimin e yndyrnave dhe stimulon trupin të djegë më shumë kalori.

Madje, është shumë efikas edhe në rastin e fryrjes së barkut.

Si ta përdorni? Blijeni në farmaci në formë tabletash dhe përdorni 1-2 në ditë, me ujë pak përpara ose gjatë drekës.

->Pini lëngje stimuluese gjatë ditës, në vaktet e ndërmjetme

Ju sjellim dy opsione, të thjeshta për t’u realizuar, me bazë xhinxherfili, një bime stimuluese dhe efikase për të riparuar metabolizmin. Një lëng molle me karrotë dhe xhinxheri freskët mund të pihet gjatë ditës, duke sjellë edhe energji, krahas efekteve të tjera pozitive.

->Në darkë tonifikoni veten me proteina të gjelbërta

Vakti i fundit i ditës na ndihmon në rigjallërimin e tiroides dhe muskujve.

Krem karciofi, patate dhe pesto, 200 gr merluc i gatuar në avull me lulelakër te marinuar me vaj ulliri, uthull molle.

Alternativë mund të bëni  fasule ose bizele me kerri, 150 gr gjel deti i pjekur ne skarë dhe 200 gr spinaq i zjerë.

Këto sygjerime do t’ju bejnë të humbisni pëshen tuaj në një mënyrë të lehtë.