Çfarë mund të kuptojmë nga analiza e gjakut

544
Sigal

KONTROLLI/ Pasqyra e gjakut mund të japë informata të vlefshme për gjendjen e përgjithshme shëndetësore

Pasqyra e gjakut mund të bëhet si pjesë e kontrollit të rregullt mjekësor. Pasqyra e gjakut mund të japë informata të vlefshme për gjendjen e përgjithshme shëndetësore. Po ashtu, ofron informata të rëndësishme për llojet dhe numrin e qelizave në gjak, posaçërisht të rruazave të kuqe të gjakut, rruazave të bardha të gjakut dhe trombociteve. Mjeku mund të kërkojë marrjen e gjakut për këto arsye:

– simptomat siç është lodhja, të ndierit ligsht, ethet, mavijosja ose humbja e peshës;

– anemia;

– Për të zbuluar se sa gjak është humbur, nëse ka gjakderdhje;

– diagnostikimi i policitemisë;

– gjetja e infeksioneve;

– diagnostikimi i sëmundjeve të gjakut, si leukemia;

– kontrollimi për keqpërdorim të drogës;

– për të zbuluar se a ka shumë apo pak lloje të caktuara të rruazave.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf