Halitoza, shkaktarët dhe trajtimi i erës së keqe të gojës

687
Sigal
Era e keqe e gojës, ose ndryshe halitoza, mund të jetë e sikletshme dhe në disa raste mund të shkaktojë dhe ankth. Nuk është çudi që raftet e dyqaneve janë të mbushura me orbita, mente apo produkte të tjera që janë bërë për të luftuar erën e keqe të gojës. Megjithatë të gjitha këto produkte janë vetëm masa të përkohshme, pasi asnjëra nuk tregon shkakun e këtij problemi. Shkaqe të cilat mund të sjellin aromën e pakëndshme të gojës janë disa lloje ushqimesh, gjendja shëndetësore por edhe zakonet e përditshme. Në shumë raste ju mund ta përmirësoni aromën e pakëndshme të gojës me higjienën e vazhdueshme dentare. Nëse teknikat tuaja të kujdesit nuk e zgjidhin, atëherë konsultohuni me një dentist që të siguroheni se asgjë serioze nuk e shkakton aromën e pakëndshme.
Simptomat dhe shkaqet
Ka lloje të ndryshme të erës së keqe të gojës, në varësi të shkakut. Disa shqetësohen tepër për aromën e tyre të gojës, edhe pse mund të kenë pak ose aspak erë të keqe, ndërkohë të tjerët nuk janë të vetëdijshëm.
Kur duhet të paraqiteni tek mje ku?
Nëse keni erë të keqe të gojës, rishikoni procesin tuaj të higjienës orale. Përpiquni të bëni ndryshime në mënyrën e jetesës, për shembull, lani dhëmbët dhe gjuhën tuaj pas çdo vakti, përdorni fije dentare dhe pini shumë ujë. Nëse akoma keni aromë të pakëndshëm të gojës suaj, atëherë kontrollohuni nga një dentist.
Shkaqet
Era e keqe e gojës ka shumë shkaqe të mundshme, ku përfshihen:
Ushqimi
Mbetja e grimcave të ushqimit në dhëmbë mund të rrisë mundësinë e zhvillimit të baktereve dhe të shkaktojnë një aromë të keqe në gojë. Konsumimi i disa lloje ushqimesh siç janë: qepa, hudhra dhe ushqime pikante shkaktojnë aroma të pakëndshme në gojë. Pasi t’i përtypni këto ushqime, ato futen në sistemin e qarkullimit të gjakut, transportohen në mushkëri dhe kjo ndikon në aromën e gojës.
Produktet e duhanit
Duhanpirja shkakton erën e keqe të gojës. Duhanpirësit kanë më shumë gjasa të kenë sëmundjen e gingivës, një tjetër shkaktare e erës së keqe të gojës.
Higjienë e dobët orale
Nëse nuk lani apo pastroni dhëmbët çdo ditë, grimcat e ushqimit do të qëndrojnë në gojë, nga ku shkaktohet edhe era e keqe. Një baktere e pa ngjyrë të formohet në dhëmbë, nëse nuk e lani atëherë ajo mund të irritojë mishrat e dhëmbëve si dhe të krijoje hapësira mes mishrave të dhëmbëve, duke e bërë më të lehtë formimin e baktereve që sjellin aromën e pakëndshme.
Tharje të gojës
Pështyma ndihmon në pastrimin e gojës, pasi heq të gjithë grimcat e ushqimeve të cilat shkaktojnë aromën e keqe. Një gjendje e quajtur tharje e gojës ose xerostomia kontribuon në erën e keqe, duke qenë se është ulur prodhimi i pështymës. Tharja e gojës ndodh gjatë gjumit, prandaj shkaktohet edhe “aroma e keqe të mëngjesit”, që përkeqësohet edhe më shumë nëse flini me gojën hapur. Tharja e gojës në mënyrë kronike mund të shkaktohet edhe nga një problem me gjëndrat e pështymës.
Mjekimet
Disa mjekime mund të prodhojnë në mënyrë indirekte erë të keqe të gojës, duke kontribuar në tharjen e gojës. Disa mund të ndahen në organizëm dhe të shkaktojnë kimikate të cilat mund të përcillen deri në frymë.
Infeksionet në gojë
Era e keqe mund të shkaktohet nga plagë kirurgjikale pas një operacioni oral, siç mund të jetë heqja e një dhëmballe ose si rezultat i prishjes së dhëmbëve, sëmundjeve të gingivës ose plagëve të gojës. Sëmundjet e gojës, hundës dhe fytit. Era e keqe mund të shkaktohet nga gurët e vegjël që shkaktohen nga bajamet dhe janë të mbuluar nga bakteret që shkaktojnë erën e gojës. Infeksionet ose sëmundjet inflamatore të hundës, sinuseve ose të fytit të cilat kontribuojnë në kullimin e hundëve, mund të shkaktojnë edhe aromën e keqe në gojë.
Shkaqet e tjera
Sëmundjet, siç janë disa lloje kanceri dhe gjendja e sëmundjeve të metabolizmit, mund të shkaktojnë aromë të dallueshme për shkak të kimikateve që prodhojnë. Era e keqe e gojës te fëmijët mund të shkaktohet nga mishi i huaj në hundë.
Diagnoza
Dentisti mund t’ju dallojë erën e gojës dhe të frymës nga hunda dhe të vlerësojë shkallën e aromës. Duke qenë se pjesa e poshtme e gjuhës është burimi i aromës, dentisti mund ta dallojë edhe nga aty. Ka detektorë të sofistikuar që mund të identifkojnë kimikatet përgjegjëse për erën e keqe të gojës, por nuk janë gjithmonë të disponueshme.
Trajtimi
Për të parandaluar aromën e pakëndshme, kavitetet dhe për të ulur rrezikun nga sëmundja e mishrave të dhëmbëve, praktikoni një higjienë të mirë orale. Trajtime të tjera për erën e keqe të gojës mund të variojnë në bazë të shkakut. Nëse halitoza mendohet të jetë për shkak të gjendjes shëndetësore, dentisti do t’ju referojë tek mjeku specialist. Nëse vjen prej shëndetit oral, atëherë ai do t’ju ndihmojë si ta mbani në gjendje më të mirë.
NOA