Gazeta Telegraf/ Ja përfitimet shëruese dhe zbukuruese të kumbullave

484
Sigal

Kumbullat
janë fruta shumë të ushqyeshme që rriten më së shumti në SHBA, Evropë, Japoni
dhe Kinë. Të përfshirët e kumbullave në dietën ushqimore  jo vetëm që
është e mirë për shëndetin, por edhe për pamjen e jashtme.  Aroma e
kumbullave është shumë dehëse dhe shija e tyre është përzierja e duhur e të
ëmblës me të thartën.  Kjo do të thotë se konsumimi i tyre nuk ka për të
qenë aspak një eksperiencë e keqe. Çdo sasi, sado e vogël, e kumbullave të
konsumuara është e tejmbushur me vitamina, minerale dhe antioksidues. 
Dihet se antioksiduesit kanë efekte shumë pozitive, duke filluar nga ulja e
kolesterolit  dhe  freskia e lëkurës.

 

Kumbullat mund të ndalojnë në parandalimin e kancerit

Siç u tha dhe më lartë, kumbullat janë një burim i pashtershëm i
antioksiduesve. Ja pse konsumimi i tyre në  mënyrë të rregullt mund të
ndihmojë në parandalimin e kancerit. Një nga oksidantët më  ndihmues në
luftën kundër kancerit që gjendet te kumbulla është beta karoten .

Ndihmon në mos mpiksjen e gjakut

Vitamina K e cila gjendet në kumbulla ndihmon në parandalimin e
mpiksjes së panevojshme të gjakut.  Është e rëndësishme që të parandalohen
mpiksjet e gjakut sepse mund të bëhen   të rrezikshme  aq sa të
shkaktojnë atak në zemër.

Ndihmojnë në forcimin e kockave

Një funksion tjetër jo më pak i rëndësishëm i vitaminës K është që
të mbajë kalciumin në kockë dhe jo në gjak. Kjo është arsyeja se pse është e
rëndësishme konsumimi i kumbullave për  forcimin e kockave. Përveç të
tjerave, është treguar se  tek kumbullat gjenden disa komponentë  që
ruajnë në nivele normale densitetin e kockave.

Mbajnë në nivele normale sheqerin në gjak

Edhe pse kanë një shijë pak të ëmbël, kumbullat janë një ushqim
shumë i mirë për të sëmurët me diabet të tipit dy. Disa  përbërës të tyre
rregullojnë nivelin e insulinës në gjak pas konsumimit të ushqimit dhe
detyrimisht mbajnë në kontroll nivelin e sheqerit në  gjak.

Konsumimi i tyre ul tensionin e lartë të gjakut

Keni nivel shumë të lartë të tensionit? Merrni ilaçet e
rekomanduara nga mjeku, rregulloni dietën ushqimore, bëni ushtrime fizike , por
mos harroni të shtoni edhe disa kumbulla.  Antioksidantët dhe fibrat e
gjendur në kumbulla rregullojnë tensionin  e gjakut  duke i mbajtur
enët e gjakut të shëndetshme dhe duke rregulluar nivelin e kolesterolit të keq
në gjak.

Kumbullat i japin lëkurës një pamje të re

Kurat më të efektshme në parandalim e shfaqjeve të rrudhave dhe
shenjave të tjera që vijnë me moshën, janë ato që merren nga goja me anë të
ushqimeve. Kumbullat jo vetëm që përfshihen në këtë listë, por janë edhe në
radhët e para të listës. Antioksiduesit të gjendur në kumbulla janë shumë të
efektshëm në parandalimin e radikaleve të lira përpara se ato të shkaktojnë
 rrudha dhe tharje ekstreme të lëkurës.

Heqin kilet e tepërta

Përmbajtja e lartë e fibrave dhe ujit në kumbulla e bën stomakut
të ndihet menjëherë i ngopur dhe e shpëton në këtë mënyrë nga  ngrënia e
tepërt. Për më tepër, ato përmbajnë një sasi të pa konsiderueshme të 
yndyrës dhe aspak kolesterol.