Dr. Zekri Palushi: Sëmundja e psoriazës, trajtimi dhe format

916
Sigal

 

Dr. Zekri Palushi (MD)

Psoriaza është një sëmundje/dermatozëkronike inflamatore e lëkurës, (jo ngjitëse), që prek mbi 3% të popullsisë së botës. Mund të fillojë në çdo moshë, përfshi dhe fëmijërinë e herëshme,  por zakonisht kulminon në moshat 15 25, dhe 50 60 vjeçare.

Është një sëmundje auto imune,  ku sistemi imunitar dërgon sinjale të gabuara, e si pasojë qelizat e lëkurës rriten me një shpejtësi 5 10 herë më të shpejtë, se sa normalisht.

Psoriaza paraqitet në disa forma, si:

Psoriaza pllakore, (Plaque psoriasis), është forma më e shpeshtë, që gjindet në 80 90% të pacienëtve. Karakterizohet nga pllaka/luspa të trasha, si të pluhurosura, të ngritura pak mbi nivelin e lëkurës, me pamje të inflamuar, me nuancë argjendi,  të vendosura në sfondin e një lëkure të kuqe,  që gjinden më shpesh në brryla, gjunjë, pjesën e poshtme të shpinës, dhe lëkurën e kokës,  por edhe gjithkund tjetër. Shpesh këto pllaka mund të kruhen, ose të dhëmbin.(fig. 1).

Psoriaza Gutate,(Guttate psoriasis),  prek 8% të psoriatikëve, dhe shpesh shfaqet papritmas, në një kohë të ftohët, apo gjatë një infeksioni të rrugëve të frymëmarrjes, dhe pas njw tonsilliti streptokoksik. Gjindet kryesisht në fëmijë, dhe në të rinjtë. Karakteristikë të kësaj forme janë copat e vogla luspoze,   jo aq të trasha sa ata të psoriazës me pllaka, që duken si pika uji të kuqe. Prek më së shumti lëkurën e krahëve, ekstremiteteve të poshtme, gjoksit,  por mund të prekë edhe fytyrën, veshët, dhe lëkurën e kokës,  por jo në palmat e duarve, apo pjesën e poshtme/plantare, të këmbëve, dhe thonjëve. Kjo formë kruhet më shumë se sa psoriaza me pllaka(fig. 2).

Psoriaza PUSTULARE, (Pustular psoriasis),  është një formë më pak e zakonshme. Forma e gjeneralizuar shoqërohet me skuqje (erythematoze) të lëkurës, me puçrra të shumta, që duken si të qelbëzuara,  mund të duken edhe si luspa deskuamuse,  dhe që edhe mund të dhëmbin, apo të kruhen. Prek më së shumti shuplakat e duarve, pjesën plantare të këmbëve, si dhe gishtat e duarve dhe të këmbëve. Mund të shoqërohet me temperaturë të lartë, dhe një gjendje toksike të përgjithëshme. Këta pacientë hospitalizohen,  derisa ky episod t’ju qetësohet.(fig. 3).

Inverse psoriasis,  është një formë, që gjindet në palët e lëkurës si p.sh sqetulla, zonat inguinale, poshtë gjinjëve, zonat gluteale/vithe. Në këtë rast, lëkura duket si plagë e kuqe, e lëmuar, dhe me shkëlqim.(fig. 4).

Psoriaza erytrodermike, (Erythrodermic psoriasis).  është një formë e rrallë, por shumë serioze, që karakterizohet me një skuqje ndriçuese inflamatore të pjesës më të madhe, apo edhe të gjithë sipërfaqes të lëkurës së trupit. Në këtë rast lëkura ç’vishet, (si lëkura që bjen nga djegia në diell). Kjo skuqje zakonisht kruhet, ose djeg,  dhe mund të shoqërohet edhe me temperatura të parregullta, që shkojnë poshtë e lartë, dhimbje dhe enjtje të kyçeve, dhe rrahje të shpeshta të zemrës. Prandaj këta të sëmurë duhet të shtrohen në spital. (shif fig. 5).

Psoriaza e lëkurës së kokës, (scalp psoriasis), shifet më shpesh në vajza, ndoshta për shkak të fenomenit Koebner, që rezulton nga krehjet e shpeshta të flokëve. Zakonisht shoqërohet me kruarje.(fig. 6, dhe 6a).

Shfaqjet psoriatike PALMO PLANTARE,  pra gjendet në shuplakat e duarve, dhe shputat e këmbëve.(fig. 7a/7b).

Psoriatic arthritis,  është një tip arthriti, që mund të ndodhë tek psoriatikët. Kyçet e gishtave të duarve dhe të këmbëve preken më shpesh. 10 30 % e njerëzve me pustular psoriasis, ose me psoriazë te thonjëve, kanë më shumë rrisk që të vuajnë nga ky lloj arthriti, që shoqërohet me dhimbje dhe ngrirje kyçesh, por nuk shoqërohet me dobësi muskulare.(fig. 8)

Trajtimi/Mjekimi sistemik i psoriazës:

Menagjimi i psoriazës ka ndryshuar shumë gjatë 10 15 viteve të fundit,  sidomos me ardhjen në skenë të Mjekimit BIOLOGJIK,  me përfaqësues kryesorë (Etanercept, dhe Infliximab). Kjo ka bërë që gati të gjithë pacientët psoriatic të jenë në gjendje ta kontrollojnë këtë sëmundje, dhe në shumë raste të arrijnë një pastrim të plotë, me shumë pak efekte anësore.

*INFLIXIMAB,(Remicade) është më efektivi i grupit të bllokuesve TNF (TNF blocker). Jepet në infuzione IV (intra venoze), në doza 5mg/kg,  kështu që është efektiv edhe në obezët.

*ETANERCEPT, (Enbrel).

*ADALIMUMAB, (Humira).

*USTEKINUMAB, (stelara), (IL 12 dhe IL23 inhibitor),  ka një efikasitet të madh kur jepet në injeksione sub cutane, 45mg,  ç’do 3 muaj, për pacientët nën 100kg.–(Ndërsa për pacientët mbi 100kg, jepet në dozën 90mg).

*SECUKINUMAB, (Cosentyx)dhe IXEKIZUMAB,(Taltz), (IL 17 inhibitor),  jepen SC (sub cutan), 1 x në muaj.

Trajtimi me agjent BIOLOGJIK,  është shumë më i përshtatshëm, pasi ai ofron një regjim më të mirë dozimi, kanë një toxicitet më të ulët, dhe kërkesa më të pakta monitorizimi me analiza gjaku.

Këshilla të përgjithshme praktike trajtimi:

Fillimisht provohet mjekimi sistemik me METHOTREXAT+UVB phototherapy. *METHOTREXATE,  mund të jetë 60% efektiv.  Jepet në një dozë të vetme, (10 30mg), në javë,  nga goja, ose SC.  Nqs ky kombinim dështon,  atëhere provohet:

ACITRETIN, (Neotigason, Zetin) vepron mirë në një numër të vogël pacientësh,  por mund të shkaktojë disa efekte anësore si, tharje të buzëve, të lëkurës, të hundës, si dhe dhimbje koke, dhimbje muskulare, dhe rënje flokësh. ACITRETIN, (një derivate i vitaminës A), është efektiv në format e rënda dhe kryeneçe të psoriazës,  por s’duhet të përdoret kurrë në gratë shtatzana.

Ndërsa CYCLOSPORINE, vepron shpejt, dhe mund të jetë mjaft efektive,  por edhe mund të jape disa efekte anësore,  si hypertension, dhe çrregullime të veshkave,  sidomos kur merret mbi dy vjet. Jepet në ato raste kur duam një kontroll të shpejtë.

APREMILAST, (phosphodiesterase inhibitor),  mund të jetë një alternativë,  në vend të methotrexate, acitretin dhe cyclosporine. Ka një efektivitet si methotrexate, por s’ka nevojë që të monitorizohet me analiza gjaku. Efektet e mundëshme anësore janë, provokim vjelljesh/nausea, dhimbje koke, dhe diarrhoea, që mund të qetësohen pas muajit të parë të mjekimit. Këto efekte anësore mund të minimizohen, nëse fillohet me doza të vogla, si psh., me 10mg në ditë, dhe gradualisht shkohet në dozën e zakonshme 30mg, dy herë në ditë.

CORTICOSTEROIDET oral,  përdoren vetëm në formën ERYTHRODERMIKE të psoriazës, ndërsa format e tjera, mund të destabilizohen nga përdorimi i corticosteroidëve oral.

Po përmendi edhe JAK kinase inhibitort, që janë të aprovuar për arthritin rheumatoid, por janë duke dhënë rezultate të mira edhe në mjekimin e psoriazës, dhe arthritit psoriatic.

Trajtimi Topikal,  përfshin: steroidët, calcipotriol, dhe daivobet . (kombinimicalcipotriol/betamethasone dipropionate).

Pregatitjet me TAR mund të jenë ndihmuese, veçanërisht për psoriazën e lëkurës së kokës, por nga që janë jo fort të përshtatshëm kozmetikisht,  jepen me dëshirën e pacientit.

Pregatitjet Coal tar,  përdoren direkt në lëkurë, s’kanë efekte anësore, dhe veprojnë mirë në kruarjet e lëkurës, dhe pengojnë mbi shumëzimin e qelizave të lëkurës.

Edhe pse veprojnë më ngadalë, për fëmijët janë më efektive se sa steroided topical, dhe me këto, koha e remisioneve është më e gjatë.

Një kombinim itar me salicilik acid,  aplikohet zakonisht 2 x në ditë. Koncentrimet gjykohen nga vendi ku do të aplikohen. Psh: Koncentrime më të larta bëhen për lëkurën e kokës,  ndërsa koncentrime më të ulta përdoren për fytyrën, flexurat, zonat genitale. Po kështu, për psoriazën e kokës duhet të përdoren shampo me bazë Tar.

DITHRANOL, përdoret në qendrat e trajtimit ditor, por për shkak të njollave që lënë, dhe  irritimit, nuk përdoret aq shumë në shtëpi. DITHRANOL (anthralin),  0.05%,  si dhe në koncentrime të tjera si: 0.1%, ose 0.25%, ose 0.5%, ose maksimumi 2%, për të rriturit (por sipas gjykimit mjekësor, edhe në fëmijët). Rrekomandohet më së shumti në trajtimin e pllakave të trasha. Fillohet në koncentrimet më të ulta, duke e shtuar atë, sipas tolerancës dhe rezultateve.

ENSTILAR,  (kombinim icalcipotriene/betamethasone diproprionate),  është një formulim shkumë idaivobet. Kjo formë është më efektive, sepse thithet mire nga lëkura, dhe pëlqehet edhe prej pacientëve. Calcipotriol ointment, 0.005% (vitamin D analogs), rrekomandohet aplikimi 2 x në ditë, për jo më pak se 6 javë. E mira e calcipotriol është se nuk lenë shenja në teshat e veshjes, dhe s’ka erë, si pregatitjet me Tar.

Një kombinim i calcipotriol me një steroid me strength moderat/mesatar, i aplikuar 2 x në ditë, mund të veprojë mirë. Efekti anësor më i zakonshmi mund të jetë një irritim i lëkurës, veçanërisht kur aplikohet në fytyrë dhe flexura.

Calcineurin inhibitors, Tacrolimus 0.1%, vepron mirë në zonat sensitive, si fytyrë, dhe sqetulla. Një efekt anësor mund të jenë një djegie dhe kruarje e lehtë, veçanërisht kur aplikohet në pllakat e plasura.

STEROIDËT topikal,  veprojnë shpejt, por me ndalimin e mjekimit shifet rikthimi I sëmundjes. Megjithatë për një periudhë të shkurtër  mund të përdoret HYDROCORTISONE 1%, sidomos për pjesët sensitive të lëkurës, ndërsa në zona të tjera përdoren corticosteroid më potent si BETAMETHASONE DIPROPRIONATE. Rrekomandohet që corticosteroidët të mos përdoren pa u perzie me TAR ose CALCIPOTRIOL,  sepse përdorimi në vehte mund të japë instabilitet. Clobetasol shampo punon mirë për qetësimin e kruarjes së lëkurës së kokës.

PHOTOTHERAPIA, (me dritë UVB), mund të veprojë mirë, sidomos në fëmijët me një shpërndarje të madhe. Megjithatë aspekti praktik i këtij lloj trajtimi, që përfshin atendencën 3 x në javë, për të paktën 3 muaj, mund të jetë sfiduese, si për pjesmarrjen në shkollë, ashtu dhe kohën e prindërve. Përveç kësaj, është e zorshme për fëmijët e vegjël qe të qëndrojnë disa minuta palëvizur në një kabinet të vogël e të mbyllur, kështu që përdorimi i kësaj metode rekomandohet më së shumti tek fëmijët e rritur, dhe adolëshentët.

Rrezultatet më të mira, nga kjo metodë, konstatohen më së shumti ne Psoriazën guttate, se sa në atë me pllaka të mëdha.

Një alternativë e mirë do të ishte ekspozimi në diell,  rrezet e të cilit përmbajnë UVA dhe UVB, veçanërisht gjatë stinës së verës. (Por mos harroni se psoriaza mund të përmirësohet nga expozimi në djellë,  por edhe keqësohet nga djegia e diellit).

Siç shifet, shumë ndryshime positive janë duke ndodhur në mjekimin e psoriazës, dhe rrugë të reja për të bllokuar inflamacionin e sëmundjes psoriatike janë duke u gjetur vazhdimisht.

Shumë ilaçe të reja dhe efektive, janë duke ardhur, si psh.: BIMEKIZUMAB, që lufton kundra dy proteinave inflamatore, (IL 17 dhe IL 17F),  me një efikacitet deri në 90%.

Megjithatë, psoriatikët prap duhet t’i kushtojnë vemendje stilit të jetës, dhe paksimin e faktorëve të rriskut për sëmundjen metabolike, (mbi peshë/obezë,  apo grumbullimi i dhjamit në bark, kolesterol të lartë, Diabeti i tipit 2, hypërtension.

Ndërsa faktor që mund të keqësojnë apo precipitojnë psoriazën, mund të jenë:

*infeksionet, sidomos ata që shkaktohen nga Streptococu i grupit A,

*traumat, stresi fizik dhe emocional, djegiet nga dielli, menopauza, disa ilaçe, (NSAIDs, Lithium, beta bllokuesit, cotraceptivët oral).

*Koha e ftohtë, (psoriaza keqësohet në dimër).

Është e rëndësishme që të shpjegohet natyra gjenetike dhe kronike e psoriazës. Qëllimi i mjekimit është që të kontrollojë shenjat, por fatkeqësisht,  akoma s’ka një kurë shëruese për psoriazën. Bile siç vihet re, psoriaza krijon edhe një tolerancë ndaj mjekimit,  prandaj strategjia më e mirë e mjekimit, ngelet përdorimi i kombinimeve të ndryshme me rrotacion.

Përfundoj duke ju uruar me shumë rrespekt dhe përzemërsi të thelle,  të gjithë shqiptarëve, kudo që janë,  një festim Krishtlindjesh të mrekullueshme në ngrohtësinë dhe dashurinë e familjeve të tyre, dhe gjatë këtyre ditëve të shejtnuara, të luten me shpresën që Viti i Ri 2022,  të na sjellë prapë, vlerat e humbura njerëzore,  si dhe liritë dhe demokracinë e vjedhur, gjatë viteve 2020 2021.