Dr. Ndue Nikaj: Infektimi i zgjatur nga Covid -19 shton rrezikun për sëmundjet cardio-vaskulare, sidomos gjatë 1 viti pas infektimit

218
Sigal

Përgatiti Dr. Med. Ndue Nikaj       

Patholog-Inernist-Shkodër

COVID-LONG ( i ZGJATUR)-Infektimi i zgjatur nga Covid-19 shton rrezikun për sëmundjet cardio-vaskulare sidomos gjatë një viti.

Rreziku i zhvillimit të sëmundjeve kardiovaskulare në vitin përvius të infeksionit u rrit 55% në raport me personat e painfektuar përfshirë dhe pacientët me forma jo të rënda covid 19 (mbi gjysma e të sëmurëve zhvillojnë një covid të zgjatur). Corona virusi do jetë tashmë shkak për mbi 15 milion të sëmurë kardiovaskularë në botë: vlerësim i trishtuar i një studimi të publikuar me 7 shkurt 2022 në revistën (Natura Medicine), që nxjerr në dritë dëmet e mëdha të shkaktuara nga covid 19 mbi zemrën dhe enët e gjakut sipas analizës të realizuar nga kërkuesit e VASHINGTON në St.Luis SHBA. Infeksioni nga corona virusi rrit 55% rrezikun e zhvillimit të një sëmundje të tillë në vitet perviuse të infeksionit. Akoma më shqetësues është fakti se rreziku rritet po ashtu tek personat me rrezik të ulët për zhvillimin e një sëmundje kardiovaskulare si dhe tek ato që kanë pasë forma të lehta covidi. Vaksina kundër covid19 lidhur me efektet anësore dhe vdekjet mund të themi, se: një fëmi 5 vjeç ka vdekur në Nev Jork nga një sëmundje inflamatore me probalitet të lidhur covid-19. SISTEMI CARDIO-VASKULAR-i nënshtrohet infeksionit për një afat të gjatë. Studiusit kanë studiuar të dhënat shëndetësore të 153.760 vetave të infektuar ndërmjet mars 2020 dhe 15 janar 2021(duke i ndjekur për të paktën 30 ditë pas infeksionit dhe kanë krahasuar grupin 5 milion vetë atë pa infektuar, për të njejtën periudhë. Dhe kryesisht bëhej fjalë për infeksione të mbivendosura gjatë vitit të parë të pandemisë së Covid-19, kryesisht bëhej fjalë për persona thuajse krejtësisht të pavaksinuar, para infeksionit’. Rrezultati-rreziku i sëmundjeve cardio vaskulare u rrit në mënyrë domethënëse për shkak të infeksionit dhe jo vetëm gjatë fazës akute, në muajt e parë të sëmundjes, por të paktën gjatë një viti, e cila sipas autorit mund të shpjegohet pjesërisht me rastet e Covid-long (zgjatur)-të observuar që prej fillimit të Pandemisë. Po ashtu u bë rrezik aresti cardiak (pushimi i zemrës), që arrin në 63% dhe ataku cerebral (AVC) në 52%.> Personat e infektuar po ashtu kishin rrezik të lartë për trombozë-rritje e mpiksjes së gjakut në rajone të ndryshme të trupit deri në retinë-sy, po ashtu raste myocarditi dhe pericarditis. Të gjitha sëmundjet cardiovaskulare u shtuan pas infeksionit me 55%. Rreziku u rrit dhe te personat me risk të ultë, gjë që nuk shihet mirë. Covid-19 mund të shkaktojë ndërlikime cardio-vaskulare të rënda. Zemra nuk regjeneron lehtë, pra këto të sëmurë do të jenë nën mjekim gjithë jetën siç thekson me keqardhje autori i studimit-ZIYAD- Al –Aly-në komunikatën e tij. Për më tepër dhe personat që nuk kanë patur kurrë problem zemre, që karakterizohen me risk të ultë mund të zhvillojnë sëmundje cardio-vaskulare pas Covidit. Të dhënat tregojnë se rreziku rritet dhe tek të rinjtë dhe tek të moshuarit, tek diabetikët dhe tek ato pa sëmundje cardiovaskulare, tek ato që kanë qenë shtruar në spital për covid-19. Po ashtu rreziku rritet lehtë. Rreziku i myocarditit dhe i pericarditit sipas vëzhgimeve ishte i pavarur nga vaksina (nuk ka lidhje me vaksinën),gjë që do të rrisë pak këtë risk. Studiusit kanë kryer analiza suplementare ku është treguar se rritja e këtij rreziku është me e lartë tek personat e infektuar, por statusi i vaksinimit kishte pak rëndësi. Pra infektimi tek të pavaksinuarit ishte me i lartë, por dhe të infektuarit e pavaksinuar janë të rrezikuar. Afro 4% e të infektuarve zhvillojnë një sëmundje cardio-vaskulare. Sipas autorëve çfarë shprehet deri tani ka më shumë se 380 miljon persona të infektuar në botë. Pra: kjo do të thotë se Covid-19 do të shkaktojë mbi 15 milion të sëmur cardio-vaskular. Shkaku i natyrës kronike, të këtyre sëmundjeve është me pasoja afatgjatë, gjë që ka impakt mbi produktivitetin ekonomik dhe mbi shpresën për jetën,- shprehet autori i studimit, prandaj nevojitet të përkufizohet urgjent strategjia globale afat-gjatë, për të ulur  sfidat e Covid-long. Pra duhet të nënvizohen strategjitë më të mira prevenuse.Është më lehtë të parandalosh sesa të mjekosh.