Disa trajtime për shenjat e strijave në zonën e gjoksit

211
Sigal

Shenjat e strijave në gjoks janë jashtëzakonisht të zakonshme dhe variojnë nga ngjyra rozë ose e kuqe në të bardhë me kalimin e kohës.

Trajtimet në shtëpi dhe ndërhyrjet mjekësore mund të ndihmojnë në trajtimin e strijave, por ato janë të gjitha më efektive kur shenjat janë të reja.

Kini parasysh se strijat janë normale dhe jo të dëmshme. Nëse nuk doni t’i hiqni, nuk keni pse t’i hiqni.

Ka një sërë trajtimesh të ndryshme që mund të përdorni për të lehtësuar strijat në gjoks dhe për të zvogëluar dukshmërinë e tyre.

Trajtimet në shtëpi

1. Masazhimi i lëkurës: Masazhi mendohet se ndihmon në rritjen e qarkullimit të gjakut dhe prodhimin e kolagjenit, gjë që mund të ndihmojë në zbehjen e shenjave të strijave. Masazhoni gjoksin për të paktën 30 sekonda. Ju mund të përdorni kremra që trajtojnë strijat gjatë masazhit për rezultate më të mira.

2. Eksfolimi: Përdorni një furçë me qime të buta dhe një scrub eksfolues për të shpejtuar procesin e prodhimit të kolagjenit dhe për të përmirësuar pamjen e lëkurës. Zgjidhni vetëm një produkt eksfolues. Nëse përdorni më shumë se një, mund të irritojë lëkurën.

Disa trajtime për shenjat e strijave në zonën e gjoksit

3. Gjalpë kakao ose gjalpë shea: Janë ushqyes dhe përmbajnë vitaminë E, e cila është e mirë për shëndetin e lëkurës.

Disa trajtime për shenjat e strijave në zonën e gjoksit

4. Kremrat e strijave: Këte kremra shiten pa recetë dhe përmbajnë një përzierje përbërësish që teorikisht ndihmojnë në zbehjen e shenjave dhe përmirësojnë elasticitetin e lëkurës.