Covid i gjatë, studimi mbi origjinën e tij shpjegon simptomat

215
Sigal

Ndërveprimi midis proteinave “spike” të Covid-19, dhe qelizave të rrugëve të frymëmarrjes njerëzore mund të shkaktojë ndryshime të qëndrueshme në shprehjen e gjeneve, që mund të shpjegojnë pse disa pacientë me Covid të gjatë vazhdojnë të përjetojnë vështirësi në frymëmarrje edhe për muaj pas shërimit. Kjo është ajo që del nga disa studime të kryera mbi kulturat e qelizave njerëzore dhe të prezantuara gjatë takimit virtual Experimental Biology (EB) 2021.

Covid-19 është i mbuluar me gunga të vogla, të natyrës proteinike, në formë të thumbave që lidhen me një receptor të veçantë qelizor (ACE2) gjatë infeksionit dhe lejojnë që patogjeni të lëshojë materialin e tij gjenetik brenda qelizave. Ekipi i udhëhequr nga Nicholas J. Evans, nga Texas Tech University, përsosi një metodë të mëparshme të kulturës qelizore për të marrë, in vitro, një grup qelizash të frymëmarrjes njerëzore që ishte sa më afër, për sa i përket kushteve fiziologjike dhe përgjigjeve, ndaj atyre të mushkërive.

Duke krahasuar rezultatet me të dhënat e dala nga studimet mbi pacientët me infeksion Covid-19, u pa ajo që në kulturat qelizore reflekton realitetin. Këto ndryshime në shprehjen e gjenit në qelizat e rrugëve të frymëmarrjes mund të shpjegojnë pjesërisht disa simptoma të vazhdueshme të frymëmarrjes të raportuara nga pacientë me Covid të gjatë, si mungesa e frymëmarrjes dhe lodhja.