Cistet, armiku i trupit të femrës, gjithçka që duhet të dimë rreth tyre

557
Sigal

Më të rrezikuara janë ato mosha ku mbrojtësit natyrorë janë të ulët dhe lehtësisht të prekshëm nga sulmi dhe virulenca e mikrobeve.

Mund të themi se pothuajse çdo femre i është dashur të përballet me cistet, të paktën një herë në jetë, një shqetësim që prek kryesisht femrat nga mosha 20 deri në 40 vjeçe. Cisti është cilësuar një shqetësim tipik femëror për arsye anatomike (te gruaja uretra është më e shkurtër sesa te burri dhe kjo e lehtëson daljen e mikrobeve që jetojnë në zorrë dhe në zonën vagjinale) dhe hormonale (vajzat që nuk kanë menstruacione janë më të prirura të preken nga infeksionet e veshkave). Ndryshe nga infeksionet e tjera, është e thjeshtë të ekzaminohet, sepse simptomat janë precize dhe të njëjta për të gjitha femrat: dhimbje kur urinojnë, duket sikur u rëndon diçka në pjesën fundore të barkut dhe dhembje trupi. Ndonjëherë urina mund të përmbajë ndonjë pikë gjak dhe nevoja për të dalë në banjë mund të jetë e papritur dhe shumë e shpeshtë. Pra, janë të gjitha shqetësime që i detyrohen një infeksioni të veshkave shkaktuar nga disa baktere, të cilat jetojnë në brendësi të trupit të njeriut, pa dhënë probleme, por që kur prekin veshkat i pezmatojnë. Kur një femër ndien dhimbje të forta në fund të barkut, gjëja e parë që duhet të bëjë është t‘i drejtohet doktorit personal, i cili më pas e këshillon të kryejë disa lloje analizash.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf