Cilat janë shenjat që trupi jep kur sheqeri në gjak është në nivele të larta?

269
Sigal

Sheqeri është burimi kryesor i energjisë së trupit tuaj, prandaj ju nuk mund të mbijetoni dot pa të.

Ai luan një pjesë të rëndësishme në mirëqenien e përgjithshme dhe kur pëson luhatje, shëndeti juaj rrezikohet të preket nga sëmundjet e zemrës, veshkave dhe goditjet në tru.

Simptomat e sheqerit të lartë në gjak mund të variojnë nga ato të lehtat e deri tek shenjat të cilat nuk mund t’i injoroni dot.

Në këtë artikull ju shpjegojmë se çfarë duhet të keni kujdes dhe pse.

Çfarë duhet të dini për sheqerin në gjak

Hiperglicemia, ose niveli i lartë i glukozës në gjak, shkaktohet kur ka shumë sheqer në gjak. Kjo ndodh kur trupi juaj ka shumë pak insulinë (hormoni që transporton glukozën në gjak) ose nuk e përdor insulinën siç duhet. Gjendja lidhet më shpesh me diabetin.

Kur sheqeri në gjak konsiderohet shumë i lartë?

Niveli i sheqerit në gjak më i madh se 180, një deri në dy orë pas ngrënies konsiderohet si shumë i lartë.

Dhe për një shifër nga 100 në 125, sheqeri në gjak konsiderohet shumë i lartë nëse nuk keni ngrënë për të paktën 8 orë.

Rreziqet e mundshme nëse gjendja nuk trajtohet

Nëse nivelet e sheqerit qëndrojnë të larta për një kohë të gjatë, enët tuaja të gjakut përgjegjëse për dërgimin e gjakut në organe të tilla si zemra dhe veshka, do të dëmtohen.

Pse disa njerëz nuk e dinë se kanë sheqer të lartë në gjak?

Jo të gjithë do të vërejnë shenja të sheqerit të lartë në gjak. Disa nga simptomat si lodhja ose shtimi i etjes, mund të zhvillohen ngadalë dhe ju të mos i kuptoni.

Cilat janë shenjat e sheqerit të lartë në gjak?

Ndjeheni i lodhur

Trupi nuk është në gjendje të përdorë sheqerin e tepërt për të ushqyer atë që trupi juaj ka nevojë për aktivitet shtesë.”

Urinim/ Etje e shtuar

Kjo shenjë shfaqet sepse veshkat nuk janë në gjendje të filtrojnë sheqerin e tepërt në gjak.

Për këtë arsye rritet shpeshtia e urinimit dhe ju rrezikoni të dehidratoheni.

Humbje peshe

Kjo ndodh sepse nuk ka insulinë të mjaftueshme për t’iu përgjigjur glukozës së tepërt në trup. Në këtë pikë trupi përdor yndyrën e ruajtur dhe muskujt për tu furnizuar me energji.

Ndryshimet në shikim

Nivelet e larta të glukozës mund të rrisin sasinë e enëve të gjakut që formohen pas syrit (retinës). Kjo është e dëmshme dhe mund të rrisë rrezikun për t’u verbëruar.

Mpirje dhe ndjesi shpimi

Mund të ndodhë dëmtimi nervor i njohur edhe si neuropati, i cili mund të shfaqet me mpirje ose ndjesi shpimi nga gjilpërat në gishtat e duarve dhe këmbëve.