Asnjë viktimë prej ditësh, në 24 orët e fundit veç 69 raste të reja nga Covid-19

154
Sigal

As në 24 orët e fundit nuk ka humbje jete nga virusi vdekjeprurës. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë kryer 986 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 69 qytetarë.

”22 në Tiranë, 7 në Divjakë, 6 në Fier, Vlorë, 5 në Durrës, Sarandë, 2 në Pukë, Lushnje, Gjirokastër, Korçë, 1 në Fushë Arrëz, Kukës, Lezhë, Delvinë, Përmet, Tepelenë, Berat, Skrapar, Poliçan, Elbasan”.

Janë 469 pacientë aktivë në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin Covid 3 po marrin trajtim 13 pacientë, nga të cilët 1 është në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 63 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 269,716 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (31 Mars 2022)

Raste të reja ditore 69
Të shëruar në 24 orë 63
Të shtruar në spitale 13
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 986
Testime totale 1,777,766
Raste pozitive 273,677
Raste të shëruara 269,716
Raste Aktive 469
Humbje jete 3,492

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 239
Vlorë 61
Fier 51
Gjirokastër 34
Durrës 18
Elbasan 17
Berat 14
Shkodër 12
Kukës 10
Korçë 7
Dibër 3
Lezhë 3