Ataku në zemër, shkaqet dhe shenjat e para

486
Ataku në zemër (infarkti) është një gjendje shpesh dramatike gjatë së cilës ndodh një mpiksje e gjakut (e quajtur tromb) në një prej enëve që furnizojnë zemrën me gjak. Në këtë mënyrë rrjedha e gjakut që përmban oksigjenin dhe lëndët e tjera ushqyese për qelizat, ndërpritet. Qelizat e muskulaturës së zemrës fillojnë të vdesin. Në gjuhën mjekësore ky proces përbën atë që quhet “infarkt i zemrës”. Zemra është një muskul shumë i ndërlikuar, i cili duke u tkurrur, furnizon me gjak të gjithë trupin. Enët që furnizojnë zemrën me gjak mund të dëmtohen si pasojë e formimit të disa pllakave yndyrore në brendësi të vazave.
për më tepër lexoni Gazetën Telegraf 
Sigal