Antibiotikët natyralë që shkatërrojnë infeksionet pa efekte anësore

Medikamentet farmaceutike mund të shërojnë një sëmundje por edhe të nxisin dhjetëra reagime inflamatore në të njëjtën kohë.

I tillë është rasti i antibiotikëve të cilët shërojnë infeksionet dhe sëmundjet, por nga ana tjetër shkatërrojnë bakteret e mira dhe kontribuojnë në shfaqjen e mykut.

Sigal

Veçanërisht nëse merren pa rekomandim ato shkaktojnë pasoja.

Lexoni më poshtë, antibiotikët më të fuqishëm natyralë

Uthulla E Mollës

Uthulla përmban acid malik që shkatërron bakteret, viruset dhe mykun.

Ajo gjithashtu shkatërron mbetjet toksike në organizëm.

AgroWeb.org rekomandon që të përdorni uthull molle në gatime e sallata.

Hudhra

Hudhra është një antibiotik i fuqishëm natyral që mbron bakteret e mira.

Ajo është e suksesshme kundër virozave, mykut dhe parazitëve.

Nëse e përdorni rregullisht, edhe në sasi të vogla, hudhra mund të kurojë shumë sëmundje si myku, infeksionet, diareja kronike, sinoziti, herpesi, hipertensioni, të ftohurën, kolesterolin, dhimbjet e dhëmbit, sëmundjet e zemrës etj.

Xhenxhefili

Xhenxhefili është përdorur me sukses kundër të ftohurës, por konsumi i tij rrit temperaturën e trupit dhe nxit djersitjen.

Falë djersës, trupi çliron një lëndë që shkatërron mikrobet.

Qepa

Qepa ka të njëjtin funksion si hudhra.

Ajo largon dhimbjet, përmirëson qarkullimin dhe lufton inflamacionin.

Gjethja e Ullirit

Sipas të dhënave, gjethja e ullirit shkatërron me efikasitet mykun dhe bakteret e këqija.

Për më tepër, ajo mbështet zhvillimin e baktereve të mira.

Praktikisht, ekstraktet e gjethes së ullirit trajtojnë me efikasitet të gjitha llojet e infeksioneve.

Ju mund të bëni çaj me gjethet e ullirit.

Frutat Dhe Perimet Me Vitaminë C  

Kjo vitaminë stimulon sistemin imunitar dhe parandalon disa sëmundje.

Vitamina C ka aftësinë të trajtojë infeksionet bakteriale dhe virozat, thonë të dhënat të cilave u referohemi.

Ju mund të parandaloni infeksionet duke ngrënë fruta dhe perime.

Rrepa

Rrepa nxjerr vajra esencialë që kanë të njëjtin efekt si antibiotiku.

Këto vajra esencialë janë efikasë në trajtimin e infeksioneve urinare dhe atyre të rrugëve të frymëmarrjes.

Eukalipti

Bëhet fjalë për një antibiotik natyral. Vaji esencial i eukaliptit duke u përzier me vajin e ullirit ose të bajames ndihmon në trajtimin e infeksioneve, uljen e temperaturës, shkatërrimin e baktereve dhe mykut.

Kanella

Kjo erëz është përdorur në mjekësinë popullore prej shekujsh.

Vajrat esencialë të kanellës janë të mrekullueshme kundër mikrobeve, mykut dhe baktereve.

Kanella përmirëson tretjen dhe është e mrekullueshme për shëndetin e lëkurës dhe dhëmbëve.

Erëza Të Tjera

Produkte të tjera që kryejnë të njëjtin rol si antibiotiku janë:

Dafina, majdanozi, nenexhiku, kopra, rigoni, sherebela, trumza, rozmarina, borziloku dhe arrëmyshku.