Analiza e Pap-Testit, kur duhet kryer dhe në çfarë kushtesh

738
Sigal

Flet Dr. Mimoza Keta, mjeke gjinekologe në Spitalin Universitar për Obstetrik dhe Gjinekologji “Koço Gliozheni”, Tiranë

Organet e njeriut mund të preken nga deformime qelizore, të cilat shpesh bëhen shkak për pasoja të rënda për jetën. Edhe qafa e mitrës e çdo gruaje mund të preket nga këto deformime. Konstatimi duket fatal, por është e verifikuar që nuk ka vend për alarm të parakohshëm dhe të tepruar. Arsyeja qëndron në sjelljen e deformimeve qelizore në qafën e mitrës. Përsa më sipër duhen kuptuar dhe vlerësuar dy momente të rëndësishme. Së pari; klasifikohen disa faktorë që mund të jenë ndodhur të pranishëm ose mund të jenë favorizues ose mund të jenë thelbësor në zhvillimin e sëmundjeve kanceroze në qafën e mitrës. Së dyti; kanceri i qafës së mitrës, zhvillohet nëpërmjet një faze para agresive (preinvazive).

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf