Obeziteti po shkurton jetëgjatësinë e fëmijëve me 20 vite

793
Jetëgjatësia e fëmijëve po zvogëlohet me 20 vite për shkak se qeveria nuk po merr masa për parandalimin dhe kurimin e obezitetit.
Kolegji Mbretëror i Pediatrisë dhe Shëndetit të Fëmijëve në Britaninë e Madhe kanë kritikuar shtetin se nuk kanë mbajtur premtimet që të ndalojnë reklamimet e shpeshta të ushqimeve jo të shëndetshme dhe largimin e fast food-eve nga ambientet e shkollave, pasi sipas ekspertëve këto janë dy shkaqet kryesorë që sjellin obezitetin tek fëmijët.
Në Britani 1/3 e fëmijëve të grupmoshës 11- vjecarë dhe 62% e të rriturve janë mbi peshë.
Mjekët e kolegjit kanë publikuar disa të dhëna se fëmijët mbi peshë po diagnostikohen me diabet të tipit të 2-të, por jo vetëm kaq.
Profesorja dhe presidentja e Kolegjit Nina Modi ka shprehur se një fëmijë i shëndosh ka shumë gjasa që këtë peshë të mos e humbas dhe gjithë jetën e tij do jetë një obezë.
Dhe të qënurit obez për një kohë shumë të gjata do sjelli dhe shumë sëmundje dhe ulë jetëgjatësinë me 10 deri në 20 vite.
Modi e ka konsideruar këtë betejë të pamundur që të fitohet nga prindërit dhe mjekët prandaj duhet ndërhyrja e menjëhershme dhe e shtetit.
Sigal