Këshillë e ekspertit: Tri mënyra si t’i qetësoni sytë pa i fërkuar

312
Sigal

Nëse ecni në mot me erë, vishni një maskë ose vazhdimisht shikoni ekranin, kjo, ndër të tjera, mund të irritojë sytë tuaj dhe t’ju bëjë t’i fërkoni, gjë që është e dëmshme për shëndetin tuaj

Inxhinierja e optikës së syve, Carly Rose, thotë që efektet anësore të fërkimit të syve nuk janë vetëm irritimi i syrit, por janë pasoja shumë serioze, shkruan MindBodyGreen.

– Fërkimi i syve mund të jetë i lidhur me shfaqjen e keratokonusit, alergjive, glaukomës, rrudhave dhe gropave të syrit. Mund të lëndoni sipërfaqen e syrit, qepallat, madje edhe të shkaktoni infeksione – thotë Rose.

Mirëpo është e vështirë t’i kundërvihemi tundimit që të fërkoni sytë, posaçërisht nëse janë të thatë apo keni ndjenjën sikur janë plot rërë.

Natyrisht, mund të përpiqeni ta kapërceni tundimin me vullnet, por Rose ju këshillon të zbatoni këto tri teknika të thjeshta dhe efektive.

1. Goditni me gishta përgjatë kockës orbitale

Ky tip i masazhit të syrit mund të nxisë qarkullimin e gjakut në zonë dhe të mundësojë drenazh të lëngut. Njëherësh, kjo do të zvogëlojë ënjtjen rreth zonës së syrit.

2. Kompresat e ftohta

Njomni një kompresë në ujë të ftohtë dhe butësisht shtrijeni sipër syve të mbyllur. Kjo do të duhej të zvogëlojë ndjenjën e të kruarit.

– Te alergjia të kruarit nxit hapjen e mastociteve dhe lirimin e më shumë histaminëve dhe përkeqëson simptomat e alergjisë – thotë Rose. Prandaj, kjo metodë qetëson acarimin dhe është efektive në afat të gjatë.

3. Fërkoni laprën e veshit

Rose pranon që tingëllon çuditshëm, mirëpo me fërkimin e laprës së veshit me gishtin e madh dhe gishtin e vogël mund të zbutni irritimin e syrit.

Për shumicën e njerëzve fërkimi i syrit është reagim natyral ndaj thatësisë dhe irritimit.