Vajza e Beyonce dhe Jay-Z, bën histori në ”Grammy Awards” (VIDEO)

299
Sigal

Blue Ivy Carter, vajza tetë vjeçare e Beyoncé dhe Jay-Z, është nominuar nga ”Grammy Awards”. Akademia e Regjistrimit shpalli të nominuarit për ”Grammy” e vitit 2021. “Brown Skin Girl” e Beyoncé, e lëshuar si pjesë e “The Lion King: The Gift”, është nominuar për kategorinë e videos më të mirë muzikore.

Blue është renditur si një artiste e paraqitur në këngë, së bashku me Beyonce, këngëtarin WizKid dhe SAINt JHN. Përveçse merr pjesë në videokip, zëri i 8-vjeçares është ai që hap dhe mbyll këngën. Ky është nominimi i parë për Carter, dhe e bën atë një nga nominimet në moshën më të re, në historinë e ”Grammy”.

Blue Ivy mbush 9 vjeç përpara shfaqjes së ”Grammy Awards” për vitin e ardhshëm. Sipas Billboard, e nominuara më e re për Grammy është Leah Peasall, e cila u nominua për kategorinë “Albumi i Vitit” në vitin 2001, për performancën e saj në “O Brother, Where Art Thou?” dhe fitoi çmimin.